Haradinaj: Kosova duhet të falë, por jo dhe të harrojë të kaluarën

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj deklaroi se marrëveshja e vetme me Serbinë, e cila do të sjellë paqe midis njerëzve në Kosovë, do të jetë njohja reciproke.

Haradinaj në intervistën për “Zërin e Amerikës” theksoi se kjo do të thotë se Kosova do ta falë, por nuk do ta harrojë të kaluarën.

Me rastin e strategjisë së re të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, ai thotë se Kosova duhet ta “kryejë punën” dhe se BE-ja ka lënë Kosovën mënjanë, me atë që nuk ka përcaktuar afat për anëtarësim të saj.

Haradinaj shton se duhet të gjendet zgjidhje për statusin e Kosovës, sepse BE-ja nuk mund të pohojë se Kosova ka perspektivë evropiane, dhe në të njëjtën kohë ajo të mos mund të afrohet drejt Bashkimit Evropian, sepse disa vende anëtare nuk e pranojnë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button