Shilegov për “Etnos”: Ardhmëria e Shkupit është në shoqërinë evropiane

Ardhmëria e Shkupit është në shoqërinë evropiane, thotë kryetari i Qytetit të Shkupit, në intervistën me titull “Planet e Gruevskit na kthyen mbrapa, të publikuar në edicionin e sotëm të gazetës greke “Etnos”, në prag të takimit me kolegun e tij grek, Jorgos Kaminis.

Petre Shilegov sqaron se ende pa u bërë kryetar i Qytetit të Shkupit ishte i vetëdijshëm për sfidat me të cilat do të përballet, por madje pas marrjes së detyrës, ka kuptuar sa shumë duhet t’i ndihmohet popullit, transmeton MIA. 

“Dëshiroj që qytetarët, deri në fund të mandatit tim, të shohin se iu përmirësohet cilësia e jetës, larg të kaluarës së shtrembëruar të bronzit, duke ndërtuar një të ardhme evropiane. Prandaj, në fillim të mandatit tim, menjëherë e ndërpreva ndërtimin e 95 fasadave të stilit barok në ndërtesa. Mjetet të dedikuara për këtë, u rishpërndanë për rikonstruktimin e shkollave të mesme në Shkup dhe për ndërtimin e fasadave efikase energjetike. E zëvendësuam izolimin e qytetit nga fqinjët tanë, me bashkëpunime dhe qasje transparente. Ardhmëria e Shkupit gjendet në shoqërinë evropiane”, ka thënë Shilegov për “Etnos”.

Kryetari i Shkupit, sqaron se kryetarët e komunave drejtpërdrejtë nuk marrin pjesë në negociatat midis dy vendeve, por thotë se është mirë të potencohet se “madje edhe në momentet kyçe, dy qytetet kanë fuqi t’ju japin një vijim mjaft ndryshe punëve, në frymën e bashkëpunimit rajonal dhe zhvillimit rajonal”.

Në intervistë, theks është vendosur në projektin “Shkup 2014”, për të cilin, Shilegov thotë se Gruevski e ka shfrytëzuar për t’i suspenduar të drejtat demokratike dhe të njeriut, por edhe për ta kthyer vëmendjen e popullit nga problemet e duhura të shtetit dhe qytetarëve.

“Madje edhe ndotja atmosferike që është problemi më i madh i qytetit, gjatë kësaj periudhe, është lënë pas dore nga ndërtimi i monumenteve, nga imazhi barok i ndërtesave dhe anijeve – galerat në lumë, nga një periudhë e panjohur për ne, sepse asnjëherë nuk janë shfrytëzuar gjatë të kaluarës tonë të pasur kulturore dhe historike. Projekti ‘Shkupi 2014’ ka kushtuar 500 milionë euro dhe ishte një ‘grim arkitektonik’ dhe shkatërrim i cilësisë së vlerave arkitektonike”, thotë kryetari i Shkupit, transmeton MIA.

Shilegov në intervistë, sqaron se tani më është formuar komisioni që do të japë mendim në lidhje me largimin eventual të disa monumenteve, sepse thotë se bëhet fjalë për një çështje të ndjeshme, për të cilën nuk mund të vendosë vetë, sepse nëse vendos vetë “nuk do të jetë asgjë ndryshe se ata që e kanë krijuar projektin në mënyrë veçanërisht jotransparente dhe të paligjshme”.

One thought on “Shilegov për “Etnos”: Ardhmëria e Shkupit është në shoqërinë evropiane

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP