Formohet Këshilli Nacional për Informatikë dhe Teknologji Kompjuterike

Në seancën e parë të sotme, ka filluar me punë Këshilli Nacional për Informatikë dhe Teknologji Kompjuterike (ITK). Me këtë Këshill do të udhëheq Vlladimir Cvetkoviq, këshilltar i kryeministrit Zoran Zaev për ITK, ndërkaq zëvendës i saj do të jetë ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski, njofton Portalb.mk.

Përveç tyre, anëtarë të këtij Këhsilli janë edhe ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, ministri i Bujqësisë, Lupço Nikollovski, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, ministri i Financave, Dragan Tevdovski, ministri i Drejtësisë, Bilen Saliji, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Renata Deskoska, kryetari i Njësisë për Vetëqeverisje Lokale, POetre Shilegov dhe drejtori i Agejcnisë për Komunikime elektronike Sasho Dimitrijoski.

“Detyrën e parë që ministrat e vendosën përpara tyre dhe anëtarët e tjerë të Këshillit Nacional për ITK është që të bëjnë analizë të detajuar të gjendjes aktuale në lidhje me teknologjinë informatiko – kompjuterike në resorët me të cilat udhëheqin, por edhe të bëjnë analizë për nevojat e tyre”, thonë nga Qeveria.

Sipas të dhënave që do t’i japë analiza, Këshilli do të përgatisë, ndërkaq më pas edhe do ta ndjek implementimin e ITK strategjisë.

“Ekziston kaos i madh, si në ministritë, ashtu edhe në institucionet tjera. Kjo strategji do të japë udhërrëfime të qarta se ku gabojmë dhe nga ajo do t’i gjedhim problemet”, deklaroi Mançevski.

Gjithashtu, në periudhën e ardhshme do të formohet edhe koalicioni digjital, në të cilin do të marrin pjesë përfaqësuesit e odave ekonomike, komuniteti akademik dhe shoqëria civile.

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button