Festivali FemArt hap thirrjen për aplikimin e pjesëmarrëseve për edicionin e 6-të

FemArt 6 – Festivali i Artisteve dhe Aktivisteve, zyrtarisht ka hapur thirrjen për aplikimin e pjesëmarrëseve për edicionin e 6-të.

Thirrja ishte e hapur nga data 06 shkurt deri më 30 mars 2018, ndërkaq me qindra artiste dhe aktiviste nga Kosova, rajoni dhe mbarë bota kanë aplikuar për të qenë pjesëmarrëse.

Festivali FEMART është festivali i parë dhe i vetëm feminist në Kosovë, njëherësh edhe më i madhi në rajonin e Ballkanit që për katër vite radhazi ka bashkuar artiste dhe aktiviste nga mbarë bota në zemrën e Kosovës.

Qendra për Art dhe Komunitet – Artopolis, këtë vit organizon për herë të 6-të Festivalin FEMART duke filluar nga data 25-30 Maj, 2018 në qytetin e Prishtinës.

Festivali FEMART çdo vit angazhon mbi qindra artiste dhe aktiviste të cilët prezantojnë punën e tyre kreative përmes: Shfaqjeve Teatrale, Film Dokumentar, Filmit të Shkurtër, Leximeve skenike, Artit Vizual, Ekspozitave, Performancave, Koncerteve, Promovime Librash, Ligjëratave, Punëtorive, Paneleve të Diskutimeve dhe Prezantime të ndryshme në formë të artit.

Më shumë informacione mbi festivalin klikoni në vegzën: http://femart-ks.com

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button