Fëmijët me autizëm nga familjet e rrezikuara sociale do të marrin trajtim falas në Qendrën për Terapi Sensoriale

Fëmijët me spektër të autizmit të çrregullimit të moshës prej dy deri në nëntë vjet nga familjet e rrezikuara sociale do të marrin trajtim të hershëm falas njëvjeçar dhe terapi në Qendrën për Terapi Sensoriale “Në botën time” në Shkup.

Këtë e mundëson projekti që e hartoi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në bashkëpunim me Shoqatën “Në botën time” dhe do të zbatohet monitorim mbi realizimin e tij. Projekti u promovua sot në ambientet e Qendrës. Komuna e Aerodromit do të sigurojë ndihmë për përfshirjen në program edhe të fëmijëve të tjerë të komunës. Mjetet financiare janë siguruar nga Ministria bullgare e Punëve të Jashtme.

Qendra për Terapi Sensoriale “Në botën time” sot e vizituan ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska, ambasadori i Republikës së Bullgarisë, Ivan Petkov dhe kryetari i Aerodromit, Zllatko Marin.

“Qëllimi ynë është t’i mbështesin shërbimet ekzistuese sociale në territorin e Republikës së Maqedonisë dhe në qytetin e Shkupit. Por. është me rëndësi t’i zhvillojmë shërbimet e reja dhe t’i mbështesim. Është me rëndësi të njëjta këto servise të cilat ekzistojnë dhe ata të cilat do të hapen të jenë të afrueshme për të gjithë qytetarët, për ata të cilët kanë më pak mjete financiare”, tha Carovska.

Asnjë shtet i zhvilluar social, theksoi, nuk ka arritur vet t’i mbulojë të gjitha nevojat e qytetarëve, sepse, organizatat civile janë partnerë të cilët bashkërisht me cilësi dhe qasje qytetarëve do të mund t’u ofrojnë paletë më të madhe të shërbimeve.

Theksoi se Fushë Tophanë në objektin ekzistues kanë konkluduar Memorandum me një shoqatë tjetër civile e cila në mënyrë cilësore punon në trajtimin që të mundet edhe kjo pjesë e Shkupit të sigurojnë Qendër në këtë kapacitet.

Царовска во посета на Центар за сензорна терапија1

Koordinatori i projektit, Aleksandar Stojanovski theksoi se kanë 20 pako sociale, që do të thotë që 20 fëmijë gjatë një viti do të kenë trajtim defektologjik dhe të logopedik.

Ambasadori Petkov tha se autizmi nuk është sëmundje, por është gjendje. Potencoi se këta janë fëmijë të talentuar të cilët kanë nevojë për kujdesi special, ndërsa këtë e ofron Qendra për Terapi Sensoriale. I shprehu falënderim Qeverisë dhe ministres Carovska për fillimin e projektit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button