Maqedoni, partitë politike do të financohen nga buxheti shtetëror

Përfaqësuesit e dy partive më të madha në pushtet dhe opozitë, Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë dhe VMRO-DPMNE-ja janë duke realizuar bisedimet për tejkalim të disa gjendjeve aktuale politike, duke përfshirë këtu edhe sjelljen e një modeli të ri të financimit të partive politike, njofton Portalb.mk.

Siç mëson “Fokus”, modeli i ri i financimit të partive politike parasheh që varësisht rezultatit zgjedhor të partive politike, në kundërvlerë denarësh partitë politike të financohen nga buxheti shtetëror i Maqedonisë.

Disponimi për një gjë të tillë është te të dyja partitë dhe kjo parashihet të realizohet nëpërmjet ndryshimeve ligjore sipas të cilave partitë nuk do të financohen vetëm nga donacionet, personat fizik dhe juridik dhe anëtarësisë, por nga buxheti shtetëror.

“Asnjë ndërmarrje nuk dëshiron të donojë mjete te partitë në mënyrë legale nëpërmjet xhirollogarisë sepse ashtu do të identifikohej shumë lehtë dhe do të bie pre e revanshizmit. Për këtë shkak, ndërmarrjet japin para në kesh që më pas partitë i zyrtarizojnë në formë anëtarësie. Në këtë formë mjetet e deponuara apo paratë do të japin përgjegjësi të dyfishtë, edhe ndaj ndërmarrjeve që i marrin paratë edhe ndaj atyre që i japin paratë”, thanë burimet partiake.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button