Aleanca për Shqiptarët e mbështet Strategjinë për zgjerim të BE-së

Aleanca për Shqiptarët shpreh mbështetje të plotë për Strategjinë e re për zgjerim të BE-së.

“Jemi ithtarë të idesë së zgjerimit ku në paketë do të përfshihen 6 shtetet ballkanike, përmes procesit të pajtimit dhe bashkëpunimit shumëdimensional, duke pamundësuar që mendësia e vjetër dhe e kaluara historike të veprojë në drejtim të kundërt në rastin e integrimit të pjesshëm të këtyre vendeve.

Inkurajojmë fillimisht të gjithë partitë politike në vend që të përqendrohen në leximin e drejt të raportit dhe të angazhohen për plotësimin e të gjitha kritereve të kërkuara, jo vetëm nga aspekti sasior, por edhe nga ai cilësor dhe kohor.

Bazuar në këtë dokument të rëndësishëm, thuhet në kumtesën e Aleancës për Shqiptarët, përcaktimi i vitit 2025 si një cak i mundshëm për integrimin e përbashkët të 6 vendeve të Ballkanit me pjesën tjetër të kontinentit, Bashkimin Evropian, është një proces i vështirë që nuk toleron implementim të pjesshëm apo improvizim të standardeve dhe vlerave evropiane.

“Aleanca për Shqiptarët po ashtu inkurajon sektorin civil, mediat elektronike dhe të shkruara, qytetarët në përgjithësi pa dallim etnie, racore, besimi, të gjithë intelektualët, stafi akademik dhe universitar, odat ekonomike dhe sindikatat e ndryshme, që të gjithë në mënyrë proaktive, bashkërisht të korrigjojmë, kontribuojmë apo edhe të denoncojmë (kur do jetë nevoja) punën dhe mos punën e institucioneve përgjegjëse për realizim të reformave në afatin e caktuar, pra Viti 2025.
Konsiderojmë që tani është momenti i fundit për të kthyer në binarë të vërtetë perspektivën e vendit, duke ndërtuar shtetin ligjor, dekriminalizimin shoqëror, zhvillimin socio-ekonomik të vendit, rindërtimin infrastrukturor, paqen dhe stabilitetin etj. Të pranojmë dorën e zgjatur të bashkëpunimit të sinqertë që BE-ja i ofron Maqedonisë dhe vendeve të rajonit, për shkak se kjo është alternativa e vetme e progresit të qëndrueshëm, ruajtjes së paqes, demokracisë dhe stabilitetit afatgjatë”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button