Lidhja hekurudhore mes Maqedonisë e Shqipërisë, prioritet i dy qeverive

Ndërtimi i Korridorit 8 në pjesën hekurudhore Kërçovë-Lin është prioritet i Qeverisë së Shqipërisë dhe Maqedonisë. Kështu deklaruan drejtorët e dy ndërmarrjeve hekurudhore Irfan Asani dhe Ani Dyrmishi, pas realizimit të takimit mes tyre në Shkup.

Drejtori i ndërmarrjes Publike hekurudhore Hekurudhat e Maqedonisë Infrastrukturore Irfan Asani, drejtorin e Hekurudhave shqiptare Ani Dyrmishi e informoi për aktivitetet që i ndërmarrin hekurudhat e Maqedonisë dhe Qeveria për fillimin e  ndërtimit të linjës hekurudhore Kërçovë-Strugë-Lin.

“Nga ana e Maqedonisë veçmë është përgatitur projekt për ndërtimin e hekurudhës nga Kërçova deri te kufiri shqiptar dhe tani punohet në definimin e pikave të lidhjes së dy hekurudhave”, tha drejtori i HM Infrastrukturës Asani.

Ndërsa drejtori i hekurudhës shqiptare Ani Dyrmishi, prioritet i qeverisë shqiptare është lidhja hekurudhore e Shqipërisë me Maqedoninë.

“ Kemi përfunduar projektin e fizibilitetit për këtë pjesë të hekurudhës, shpresojmë që shumë shpejtë të dimë edhe koston përfundimtare të këtij projekti, por qeveria shqiptare i ka dhënë prioritet të veçantë ndërtimit të kësaj linje hekurudhore e cila do të sjellë përfitime ekonomike për të dy shtetet”, është shprehur Dyrmishi.

Lidhja hekurudhore do të mundësojë benefite ekonomike për dy shtetet sepse, Shqipëria fiton mundësi për të lidhur me linjë hekurudhore me Bullgarinë, ndërsa Maqedonia do ketë mundësi të lidhet me portin e Durrësit, me çka do të lehtësojë transportin e mallrave në këtë port.

Ndryshe ndërmarja Publike Hekurudhat e Maqedonisë Infrastruktura dhe Hekurudha shqiptare kanë firmosur memorandum bashkëpunimi i cili parashikon Koordinim dhe pjesëmarrja e përbashkët para fondeve ndërkombëtare të NP Infrastruktura e HM-së – Shkup dhe Hekurudhat e Shqipërisë për sigurim të mjeteve  për lidhjen hekurudhore të Maqedonisë dhe Shqipërisë, përkatësisht ndërtimi i binares Kërçovë-Lin.

Pritet që deri në vitin 2023 linja hekurudhore Maqedoni-Shqipëri, tërësisht të jetë funksional korridori 8. Në fund të takimit dy drejtorët e hekurudhave u zotuan se bashkëpunimi do jetë edhe më i ngushtë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button