Gazetarja Vejseli publikoi videon që pretendon se është nga vrasja e policit të njësitit “Alfa” Afrim Arifi

Më 26 nëntor të vitit 2008 në Shkup ndodhi vrasja e një polici të njësitit “Alfa” Afrim Arifi, në afërsi të Fakultetit të shkencave matematiko-natyrore ndërsa mbetën rëndë të plagosur edhe dy policë të tjerë. Rasti në fjalë bëri bujë në opinioni shqiptar sepse dy vite më vonë, më 30 prill të vitit 2010 për këtë vrasje u dënuan me burgim të përjetshëm ish-pjesëtarët e UÇK-së: Rexhail Qerimi nga fshati Opajë i Kumanovës dhe Agim Islami nga fshati Rashçe i Shkupit. Me gjashtë vite burg u dënua ish ushtari i UÇK-së, Ramadan Shaqiri. Rasti është bazuar në dëshminë e “dëshmitarëve të mbrojtur”.

Me burgim të përjetshëm derisa ishte në arrati u dënua erdhe Almir Drpljanin, që më vonë u ekstradua në Maqedoni për të vuajtur burgun.

Avokatët dhe familjarët Qerimit, Islamit dhe Shaqirit gjatë gjithë kohës kanë pohuar se rasti ka qenë i montuar dhe se personat e dënuar nuk e kanë kryer vrasjen dhe se janë të pafajshëm. Gjatë gjithë këtyre viteve familjarët e Qerimit kanë dërguar letra të hapura në media duke thënë se në kohën e vrasjes Rexhaili ka qenë në çajtore në fshatin Opajë. Ata kërkuan edhe nga Prokuroria Speciale Publike e Maqedonisë ta merr në duar rastin.

Ndërkaq, të enjten mbrëma gazetarja Liridona Vejseli ka botuar një video në profilin e saj në Facebook duke pretenduar se videoja në fjalë është xhirim nga vrasja dhe se përmban elemente që dëshmon pafajësinë e personave të lartpërmendur. Sipas saj, kjo video nuk është pranuar nga Prokuroria si dëshmi nga mbrojtja. Vejseli thotë që videoja është autentike edhe pse është bërë me celular nga ekrani i videos së kamerës për siguri.

Portalb.mk nuk mban përgjegjësi për verifikimin e vërtetësisë së videos.

LEXO MË SHUMË PËR RASTIN

Familja Qerimi kërkon lirimin e Rexhailit nga burgu

Kërkohet ndihmë nga Prishtina për të burgosurin Rexhail Qerimi

Familja Qerimi kërkon drejtësinë dhe pafajësi për djalin e tyre Rexhailin

Letër e hapur partive politike shqiptare!

Pas 2001-shit, rritet numri i shqiptarëve me burg të përjetshëm në Maqedoni

Familjarët e ish ushtarit të UÇK-së, i dënuar me burg të përjetshëm, kërkojnë PSP të marr rastin

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button