3 vjet nga “bomba” e parë e Zoran Zaevit

9 shkurt, përpara tre vjetëve, lideri i LSDM-së nga selia partiake në Bihaqka, për herë të parë në opinion i zbardhi bisedat e përgjuara të ashtuquajtura “bomba” me çka edhe filloi projekti “E Vërteta për Maqedoninë”, qëllimi i të cilit ishte të zbulohet mënyra e sundimit të Nikolla Gruevskit, njofton Portalb.mk.

Zaev atëherë tha se rreth 20.000 qytetarë, në mesin e të cilëve ka edhe gazetarë, funksionarë nga përbërja e atëhershme e Qeverisë, por edhe presidenti Ivanov.

Bisedat e para që u publikuan në opinion ishin të vetë Zaevit me një gazetare dhe me vajzën e tij, pas kësaj bisede, kryetari i socialdemokratëve i publikoi edhe bisedat mes ish ministrave të punëve të Brendshme dhe Financave, Gordana Jankulloska dhe Zoran Stavreski.

LSDM pas “bombës” së parë, ka dorëzuar edhe padi penale kundër ish drejtorit të Policisë Sekrete, Sasho Mijallkov, ish kryeshefit të Drejtorisë së Pestë, Goran Grujovski, por edhe kundër disa personave të panjohur në DSK.

Deklara e Gruevskit për “bombat”

“Jam këtu për tu dhënë përgjigje ndaj të gjitha pyetjeve. Zaev në takimet tona mi prezantoi disa biseda jo të rëndësishme. Kishte edhe materiale të pasakta dhe të montuara. Andaj them që ka disa biseda të sakta, gjysmë të sakta dhe aspak të sakta. Incizimet i ka bërë Agjencia e huaj sekrete me ndihmën e personit Z.V. Nuk kemi informata se sa njerëz janë përgjuar. Materialet janë menduar të dërgohen jashtë vendit. Z.V e ka thyer kompjuterin dhe ka folur me shifra me familjen, një njeri i pafajshëm nuk e bën këtë. Ministria e punëve të brendshme zbuloi kush i ka bërë xhirimet që i ka Zaev, ato janë dy persona që i kanë ndihmuar personit me iniciale Z.V dhe ata sot e kanë pranuar para gjykatës fajësinë e tyre. Opozita nuk ka asnjë dëshmi se ne i kemi bërë xhirimet. Zoran Zaev është mjet i shërbimeve të huaja. Nuk është e vërtetë se kemi pranuar qeveri teknike në takimet që kemi pasur me Zaevin, këto janë spekulime. Gjykata do ta vërtetojë a janë të sakta incizimet e publikuara, edhe ne jemi njerëz, jo si na bën opozita si monstrum. Opozita ka qëllim të shkaktojë protesta dhe tollovi. Populli na njeh kush jemi dhe e dinë se çfarë kemi në zemër dhe si punojmë i kemi gabimet tona por mundohemi shumë. Të gjithë ne kemi momente dobësie dhe sharje bëjmë ndonjëherë por njerëz jemi. Porosia ime ndaj njerëzve është se ne punojmë për qytetarët. A duhet të jep ndonjë funksionar dorëheqje? Them që mos shpejtojmë qytetarët do të japin përgjigje si do të mbarojë ky skenar destruktiv. Institucionet e vendit e kryejnë punën e tyre dhe nuk do të lejojnë destabilizim në vend. Institucionet do të tregojnë. .Nuk do të ketë qeveri teknike”.

Deklarata e Ali Ahmetit për bombat

“Ne mirëpresim çdo publikim, ne nuk trembemi. Asgjë të mos mbetet enigmatike. Të mos mbesin kureshtar. U siguroi juve dhe gjithë ata që presin me kureshtje, ju garantoj që ne nuk jemi në pushtet për pasurime personale. E kam thënë që në BDI nuk janë të gjithë engjëj, nëse eventualisht ka që kanë keqpërdorur institucionet, mban përgjegjësi. Unë e kam thënë që nuk do padisim asnjërën palë për publikimet. Ne nuk koketojmë me asnjërën palë dhe nuk punojmë me standarde të dyfishta. Atë qe e themi publikisht edhe e punojmë në jetën publike”, transmeton Portalb.mk..

Këto “bomba” ishin arsye për formimin e Prokurorisë Speciale Publike më 15 shtator të vitit 2015. Për kryeshefe të kësaj prokurorie u zgjodh Katica Janeva, ndërkaq ekipi  saj ishte i përbërë edhe prej 12 prokurorëve tjerë. Zgjedhja e saj ishte pjesë e Marrëveshjes së Përzhinës për të cilën pajtueshmëri dhan të gjithë liderët e partive politike. PSP në fillim vendosi kompetencë për 34 lëndë.

Më 12 shkurt të vitit 2016, PSP e publikoi hetimin e parë “Titanik”, për parregullsi zgjedhore. Pastaj u publikuan edhe dhjetëra të tjera – “Target”, “Tortura”, “TNT”, “Transportuesi”, “Fortesa”, “Arka”, “Toplik”, “Tenderë”, “Tanku”, “Tarifa”…

Pas një vit pune, PSP u transferua në objekt të ri dhe i ngriti akuzat e para, ndërkaq vjet në qershor edhe disa tjera.

Në mesin e të akuzuar janë ish kreu i partisë së VMRO-DPMNE-së.

Nikolla Gruevski dhe Mile Janakievski kanë nga 5 akuza, Sasho Mijallkov 4, ndërkaq Gordana Jankulloska 3.

Gjithsej, në 20 akuza të PSP-së janë të përfshirë 100 persona, por edhe 7 persona tjerë juridik, përcjellë Portalb.mk.

PSP në dhjetor të vitit të kaluar hapi 7 hetimore të reja kundër 17 personave, me të cilat duhet të ndiqen ish ministra, drejtorë, deputetë dhe gazetarë për vepra lidhur me keqpërdorimin e detyrës zyrtare. Vendim të plotfuqishëm ka të pranuar vetën në rastin “Target-Fortesa”. Vendim është miratuar edhe në rastin “Fortesa 2” për shkatërrimin e dokumenteve nga sistemet për përgjim, por edhe dy vendime me kusht në rastin “Dhuna në Qendër”.

Më 15 mars, PSP duhet ta publikojë raportin e ri për punën e saj. Gjykimet, thuajse për të gjitha akuzat vazhdojnë përveç rastit “Titanik”, “Titanik 2” dhe “Titanik 3”. Sipas rrjedhës së deritanishme të gjykimeve, së shpejti mundtë pritet aktakuzë në rastin “Trust” pasi që të gjitha dëshmitë e PSP-së janë harxhuar, pas së cilës ngelin dëshmitë e palës mbrojtëse dhe fjalët përfundimtare.

Të gjitha bombat:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button