Vazhdoi gjykimi për rastin T.N.T që ka të bëjë me rrëzimin e kompleksit “Kosmos”

Në Gjykatën Penale sot vazhdoi gjykimi për lëndën “T.N.T.” të Prokurorisë Speciale Publike, që ka të bëjë me rrëzimin e kompleksit “Kosmos” të biznesmenit dhe kryetar të Partisë për të Ardhme Evropiane Fiat Canoski.

Në mbledhjen e sotme morën pjesë ish kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski dhe ish-kryetari i komunës së Gazi Babës Toni Trajkovski, të cilët janë akuzuar për rrëzimin e kompleksit “Kosmos”.

ТНТ Јанакиески

Në fillim avokati i Mbrojtjes Dimitar Dangov kërkoi ndërprerje të debatit  që të lexohet procesverbali i bërë në bazë të video-incizimit nga mbledhja e kaluar më 24 janar, ndërsa e cila u ishte dhënë në fillim të gjykimit.

Mbrojtja kërkoi kohë ta përgatisë mbrojtjen sepse nuk e kanë marrë procesverbalin në afat prej 24 orësh, ashtu siç parashikon ligji. Avokati Dangov kërkoi edhe anulim të mbledhjes së sotme, sepse, ashtu siç tha, nuk u janë dhënë dëshmitë.

Prokurori Burim Rustemi, tha se nuk ka nevojë për anulim dhe kërkoi nga gjykatësi Ognen Stavrev mbledhja të vazhdojë.

Në rastin “T.N.T.” të akuzuar janë shtatë persona, mes të cilëve edhe inspektorja ndërtimore e Gazi Babës dhe tre anëtarë të komisionit komunal për furnizime.

Sipas Prokurorisë, me procedurën e rrëzimit  është shkaktuar dëm prej 16 milion euro, ndërsa plotësisht në buxhetin e komunës së Gazi Babës edhe tre milion denarë. Canoski dhe firma FIMET paralajmëruan se do të parashtrojnë kërkesa për dëmin e shkaktuar. Të akuzuarit  e mbledhjes së kaluar u shprehën se nuk ndjehen fajtorë.

Të shtatë të akuzuarit, në seancën paraprake u deklaruan si të pafajshëm.

Gjykata e Apelit më 4 nëntor të vitit të kaluar vendosi që bisedat e përgjuara në rastin “T.N.T.” të mund të shfrytëzohen si dëshmi  në procedurën gjyqësore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button