Një ditë pas surprizës live në program, i gjithë fisi i Rudinës në këmbë (FOTO/VIDEO)

“Ti mendon se një kokë si e imja do linte pa të bërë një surprizë ty?” – i tha Gjergj Leka pasditen e djeshme Rudina Magjistarit para se t’ia rrëfente asaj surprizën: “Unë mendoj se ti një gjë nuk ke marrë në jetën tënde dhe është shumë vështirë ta marrësh. Dhurata ime për ty është ajo që jeton më gjatë, unë të kam shkruar një këngë. Në atë këngë nuk është vetëm dora e Gjergj Lekës, por është dora e të gjithëve. Dhe e drejta e autorit në këtë këngë është shprehja që komshija ime i thoshte vajzës së vet: Të rritesh dhe të bëhesh zonjë si Rudina Magjistari” – vijoi më tej kantautori i njohur dhe pas kësaj, në ekran nisi të transmetohej klipi i këngës më të re të Gjergjit, e cila e la gojëhapur Rudinën, transmeton Revista Class.

Por nuk mbaroi me aq. I gjithë ky 24-orësh, pas surprizës live të moderatores, ka qenë po a qi bukur. Mesazhet në adresë të saj ishin të panumërt. Këtë Rudina e konfirmoi edhe pasditen e sotme në programin e saj, sapo nisi puntatën e radhës.

Me humor, ajo tha se edhe veshja dhe takat sot i kishin dhënë një status tjetër, pas këngës që mori si dhuratë. Duke i falënderuar të gjithë për mesazhet dhe urimet që i kanë dërguar, Rudina tha se edhe të afërmit nuk kanë pushuar nga mesazhet dhe telefonatat: “Nuk mbeti njeri nga fisi im për të uruar mamanë time”,– tha ajo me të qeshur duke falënderuar sërish.

Gjergj Leka mendoi vërtet një dhuratë të pazakontë për Rudinën, e cila e la pa fjalë moderatoren e njohur të Tv Klan. Por, siç tha ai, nuk është një këngë vetëm e tij, por e të gjithë atyre që e simpatizojnë nga ekrani dhe e ndjekin gjithmonë me të njëjtin interes.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP