Bejta rikthehet në politikë: Nuk i shkatërroj ndjenjat shpirtërore të qytetarëve të mi (VIDEO)

Pas dy muajve dorëheqje, ish kryetari i Gostivarit është rikthyer në politikë. Këtë sot e konfirmoi në konferencë për shtyp duke thënë se rikthimi i tij vjen si rezultat i “ofendimeve që po i bëhen në adresë të tij nga kryetari i ri Arben Taravari si dhe ofendimeve kërkesës së qytetarëve që ai të rikthehet në politikë”, njofton Portalb.mk.

“Unë Çdo ditë jam me qytetarët, unë nuk i shkatërroj ndjenjat shpirtërore të qytetarëve të mi. Unë do ta respektoj vullnetin e qytetarëve, unë jam këtu jo për të marrë pozicione, por Çfarëdo detyre që do të më japin unë do ta kryej me ndershmëri dhe sinqeritet në të mirën e qytetarëve të Gostivarit. Me veprimet që i bën Arben Taravari ndaj meje dhe qytetarëve, nuk mund të më largojë nga jeta politike duke me ofenduar, qytetarët më japin fuqi të madhe”, u përgjigj Bejta gjatë konferencës për shtyp me rastin e 100 ditëshit të parë të udhëheqësisë së re të Komunës së Gostivarit, ku akuzoi udhëheqësinë aktuale për disa Çështje.

Bejta akuzoi Taravarin se në 100 ditët e para ka pasur vetëm dështime, mashtrime, degradim të institucioneve, revanshizëm politik, politizim, demagogji, por edhe udhëtime të panevojshme si dhe degradim të administratës komunale, ndërmarrjeve publike si dhe objekteve të arsimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button