Maska e Bryant shitet për 67.100 dollarë

Basketbollisti i L.A. Lakers, Kobe Bryant, e ka shitur për 67.100 dollarë maskën për mbrojtjen e fytyrës, të cilën e ka mbajtur në 11 përballje të këtij sezoni.

Gjatë ndeshjes All Star në muajin shkurt, Dwyane Wade pa dashje ia theu hundën 33-vjeçarit, ndërsa mënyra e vetme që basketbollisti më i mirë i të sotmes të luante, ishte mbajtja e maskës mbrojtëse për fytyrë.

Pasi mori leje nga mjekët që ta hiqte, Bryant e nxori në ankand në eBay me çmim fillestar prej 250 dollarësh, mirëpo në fund maska u shti për 67.100 dollarë.

Paratë do t’i jepen fondacionit bamirës “Kobe and Vanessa Bryant Family Foundation”. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button