Nga kanceri në vit vdesin mbi 3.800 persona, më tepër në Shkup

Burrat më së shpeshti janë viktima të sëmundjes më të rëndë, neoplazmë malinje. Nga kanceri në Maqedoni në vitin 2016 kanë vdekur 3.882 persona, ndërsa shkalla e mortalitetit lëviz nga 138.3 në 100.000 popullatë në vitin 2010 deri në 187.3 në vitin 2016. Më së shumti të sëmurë janë nga kanceri në bronk dhe mushkëritë, ndërsa rajoni i Shkupit është në epërsi me sëmundjet abnormale.

Në të dhënat të cilat sot i ka prezantuar Instituti për shëndet publik me rastin e Ditës Botërore për luftë kundër kancerit 4 shkurti i cili këtë vit është nën moton “Ne mundemi. Unë mundem”, është cituar se pas rajonit të Shkupit i cili është me morbiditet më të madh vijon rajoni i Pellagonisë me 126.2 banorë në 100.000 popullatë të cilët janë shëruar në institucionet shëndetësore spitalore nga neoplazmat malinje.

Drejtori i Iinstitutit Shaban Memeti tha se nevojitet  në mënyrë kolektive të analizohen strategjitë për kontroll të kancerit dhe të parandalohet para se të përhapet.

“Qëllimi i të gjithëve është sa më pak njerëz të zhvillojnë kancerin, më shumë njerëz me sukses të trajtohen dhe të sigurohet cilësi më i mirë i jetës së njerëzve gjatë trajtimit  dhe më vonë  në jetë”, theksoi Memeti duke e transmetuar porosinë e Sektorit për promovim, analizë dhe ndjekje të sëmundjeve joinfektive (UICC).

Aktivitetet për parandalim të sëmundjeve malinje në Maqedoni  zhvillohen në të gjitha tre nivelet e mbrojtjes shëndetësore.

Prof.dr. Elena Qosevska ka informuar se në suaza të parandalimit sekondar çdo vit punohet në parandalimin e kancerit në qafën e mitrës,  në zorrën e trashë,  prostatë dhe kancer në gji, për të cilat janë siguruar skrining teste parandaluese falas. Për tre vite nga 95.519 PAP teste të analizuara,  te 9.997 janë zbuluar ndryshime abnormale. Qosevska rekomandon gratë nga mosha-24-35 të bëjnë PAP teste, ndërsa burrat nga 50-55 të bëjnë PSA test parandalues.

Një pjesë e mesazheve kyçe për parandalim të kancerit sipas Institutit është të krijohen shkolla të shëndetshme, vende pune të shëndetshme, qasje më e mirë deri te përkujdesja e të sëmurëve nga kanceri, investimi në kontrolle të kancerit…

Neoplazmat malinje me pjesëmarrje  prej 20 deri në 25 për qind  janë faktori i dytë për vdekshmëri  në vendet e zhvilluara në botë menjëherë pas sëmundjeve kardiovaskulare.  Kanceri është përgjegjës pothuajse për një nga gjashtë raste të vdekjes në nivel global. Çdo vit  te më shumë se 14 milion njerëz është diagnostifikuar kanceri, ndërsa pritet të rritet në më shumë se 21 milionë deri në vitin 2030.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button