Është gjetur i vdekur një i pastrehë në Tregun e Gjelbër të qytetit

Një qytetar i pastrehë sot në orët e para të mëngjesit është gjetur i vdekur afër Tregut të Gjelbër në Shkup, transmeton Portalb.mk.

Ekipi i PlusInfo ka arritur në moment kur nga Ndërmarrja e Varrimit “Butel” e kanë marrë trupin e të pastrehut.

Në vendngjarje kishte edhe policë si dhe mjek të cilët e konstatuan vdekjen e tij.

Tregtarët komentuan se e kanë njohur personin dhe thanë se ai pothuajse çdo ditë është lëvizur rreth tregut në qendër të Shkupit.

Siç informuan nga policia, bëhet fjalë për një burrë 50-vjeçar dhe se rasti në polici është denoncuar në orën 6 e 30.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button