Ngrohja e shtëpive arsyeja për ndotjen e ajrit

Ngrohja e shtëpive dhe pengimi i puhisë së erës është arsyeja kryesore për përqendrimin e madh të PM10 grimcave dhe ndotjen enorme të Shkupit pas çka vijojnë industria dhe komunikacioni, thonë ekspertët. Sipas tyre, Maqedonia dhe Shkupi aspak nuk kanë problem me ndotjen globale, por vetëm me atë lokale.

“Pothuajse të gjitha qytetet në Evropë, me përjashtim të vendeve baltike dhe skandinave ku çdo ditë fryn erë, kanë probleme me ndotjen lokale të ajrit. Në vendet e zhvilluara evropiane, shkaktari kryesor për ndotjen e qyteteve është dioksidi i azotit nga gazrat e çliruara nga automjetet, ndërsa në vendet e Evropës Lindore dhe të Mesme, duke e përfshirë edhe Ballkanin, ndotja kryesore është nga grimcat e lëshuara nga gazrat e tymit nga ngrohja e shtëpive dhe një numri të caktuar të institucioneve. Tek ne ndotja para së gjithash është nga djegia e derivateve për ngrohjen e shtëpive. Ndotja në Shkup është në shtresën e ulët deri në tokë”, thotë akademiku Gligor Kanevçe.

Академик Глигор Каневче

Problemi me ndotjen në Shkup në shumë shtresa

“Me zhvillimin e socializmit në rajonin global të gjitha fshatrat janë zhvendosur në kryeqytet dhe ky ishte një rast edhe tek ne. Kjo kërkonte ndërtimin e ndërtesave të mëdha të cilat vetvetiu e ndaluan puhinë w erës që tradicionalisht para kësaj ka fryrë nga malet dhe kodrat drejt luginave dhe anasjelltas, varësisht nga pozita e kodrës dhe nga pozicionimi i diellit gjatë ditës. Ky problem në Shkup u bë edhe më i theksuar pas tërmetit katastrofal nga viti 1963 kur Shkupi u shpall si qytet i hapur dhe u mbipopullua gjatë disa viteve. Ky proces i keqardhjes ende vazhdon dhe sot qytetet tona më të vogla mbeten të zbrazëta, sepse nëse dikush dëshiron të gjejë punë duhet të vijë në Shkup. Ky problem është përcjellë edhe me problemin e ngrohjes së shtëpive të cilat janë me izolim të dobët dhe ngrohen me pajisje me shkallë të ulët të efikasitetit. Këto dy efekte kërkojnë sasi më të madhe të derivateve, para së gjithash dru për ngrohje për ngrohjen e tyre dhe kjo, gjithashtu, shkakton edhe lëshim më të madh të gazrave të tymit dhe me këtë edhe grimcave PM10. Kur këto dy efekte – lëshimi i madh i gazrave të tymit dhe grimcave do të bashkohen me faktin që pengohet qarkullimi i ajrit ndodh efekti i cili sot është aktual tek ne, gjegjësisht gjithçka që do të lëshohet nga oxhaqet mbetet poshtë”, sqaron akademiku Kanevçe.

Shkupi nuk ka problem me dioksidin e karbonit por vetëm me grimcat PM10

“Në Shkup aspak nuk kemi problem me dioksid karbon, por me emisione të tjera të dëmshme të cilat na helmojnë. Për paraqitjen e tyre kontribuon ngrohja individuale nëpër amvisëri me përdorimin e drunjve, qymyr apo disa lëndë të para sekondare të tjera çfarë të kenë në dispozicion qytetarët më të varfër të cilët në ajër emetojnë grimca kancerogjene. Për këtë arsye kryesore është emisioni nga oxhaqet e ulëta nga shtëpitë me një apo me dy kate maksimum deri në tre. Për këtë tymi menjëherë bie poshtë, dhe kur ka inversion të kushteve klimatike bëjnë tym që aspak të mos mundet të ngrihet, por kthehet prapa”, thotë pr. dr. Konstatin Dimitorv, kryetar i Qendrës për Efikasitet Energjetik të Maqedonisë MACEF).

Ndotës tjetër më i madh, sipas tij janë automjetet. Në Shkup nga Maqedonia Lindore çdo ditë hyjnë rreth 12.000 automjete, nga pjesa perëndimore 18 mijë automjete. Kjo do të thotë se ka 30 mijë automjete shtesë, të regjistruara rreth 200.000 automjete në Shkup që ndotin.

“kemi edhe industrinë e cila pjesërisht është e kontrolluar, si dhe reparte të vogla të cilat aspak nuk janë nën kontroll, sepse nuk kanë njerëz të mjaftueshëm që atë ta bëjnë, ndërsa autoritetet nuk janë të interesuar t’i kapin. Ata kontribuojnë në mënyrë të konsiderueshme në ndotjen, sepse nuk mund të gjithë të kontrollohen nëse djegin vaj të vjetër që e lëshojnë nga makinat apo copa gome të makinave të vjetra të cilat në mënyrë të konsiderueshme ngrohin. Ato janë elementet kryesore që e bëjnë ndotjen lokale”, thekson Dimitrov.

Константин Димитров МАЦЕФ 6

Ndotja e Shkupit, rezultat i neglizhencës me dekada të mjedisit  të jetesës

Faktet tregojnë se ndotja e Shkupit është rezultat i neglizhencës me dekada për mjedisin jetësor. Diçka që është krijuar për dekada nuk mund të zgjidhet brenda natës dhe kërkon shumë kohë dhe burime financiare. Nuk mund të presim që problemi mund të zgjidhet brenda natës, tha akademik Kanevçe.

Një alternativë për Shkupin, thekson ai, natyrisht që ekziston, por duhet bërë hap pas hapi.

“Çdo masë duhet të hetohet, sepse masat e keqmenaxhimit mund të jenë kundërproduktive. Duke ndjekur shembullin e Vjenës, që ka infrastrukturë të shkëlqyer rrugore, metro dhe tramvaj, shumë qytete u përpoqën që të ndalonin qarkullimin në qendër të qytetit, por për shkak të mungesës së rrugëve të mjaftueshëm ndotja në vend të zvogëlimit u rrit për shkak të bllokimit të trafikut. Prandaj është e nevojshme që qarkullimi të shihet nga të gjitha aspektet. Fillimisht është e nevojshme të bëjmë analiza të të gjitha masave, në mënyrë që të mos krijojmë masa që do të jenë kundërproduktive dhe vetëm për të shpenzuar mjete financiare dhe për të humbur kohë”, rekomandon Kanevçe.

Analizat, thotë ai, nuk zgjasin shumë, por dikush duhet t’i financojë ato.

“Çdo masë duhet të përcaktohet në mënyrë individuale dhe duhet parë nëse lugina e Shkupit mund të mbajë ekologjikisht një dendësi kaq të lartë të popullatës dhe të shihet se si mund të zvogëlohet numri i tyre ose të paktën të parandalohet rritja”, thotë Kanevce.

Masat afatshkurtra nuk japin rezultat për reduktimin e ndotjes

“Opsioni automjete me numër tek dhe çift nuk mund të pengojë reduktimin e ndotjes. Është  provuar disa herë që dhe nuk ka sjellë ndonjë rezultat. Të gjithë  shkojnë me moton sot unë nuk do të lëviz me makinë, por nesër unë do të dyfishoj lëvizjen për të plotësuar për ditën  e sotme. Nuk ka asnjë efekt ndalimi i qarkullimit në Vodno. Nuk zvogëlon ndotjen, sepse mali Vodno nuk është i ndotur. Është e mirë për rekreacion, por megjithatë nuk jam kundër kësaj mase”, thotë akademiku Kanevçe.

Пар не пар коли

Ajri i ftohtë shkak për paraqitjen e vlerave maksimale me PM 10 në orët e mbrëmjes

Sipas akademik Kanevçe, vlerave maksimale me PM 10 janë në orët e mbrëmjes, sepse atëherë është më ftohtë dhe rritet nevoja për  ngrohje.

“Ngrohja është shkaku kryesor për ndotje, ndërsa tymi nga ngrohja bie në sipërfaqe dhe mbetet deri në orët e hershme të mëngjesit, sepse nuk ka erë që ta shpërndajë. Objektet ilegale industriale të cilat shfrytëzojnë derivate joadekuate janë të parëndësishme për ndotje enorme, e nuk mund të jetë as Drislla, sepse prej aty as që mund të arrijë deri në qytet, pasi Vodno është barrierë natyrore”, potencoi Kanevçe.

Me të pajtohet edhe profesori Dimitrov.

Професор Милан Ќосевски Машински факултет

“Drislla nuk mund të jetë shkak për ndotje, sepse është larg dhe atë që e djeg janë sasi relativisht të vogla. Aty bëhet fjalë për furrë të zakonshme ku në gridë digjen mbeturuna mjekësore dhe ka oxhak të shkurtër, ashtu që gjithçka që hedh jashtë, mblidhet në afërsi”, tha Dimitrov.

Rregullimi i trafikut kontribuon për ndotjen

Për pr. dr. Millan Qosevski nga Fakulteti i Makinerisë në Shkup regjimi i lëvizjes është kyç për ndotjen nga automjetet me motorë me djegie të brendshme.

“Semaforët e shumtë të rrugëve vetëm kontribuojnë për rritjen e ndotjes, ndërsa sa është më i fuqishëm dhe më i rëndë është automjeti më e madh është dallimi nga ndotja e përshkruar nga prodhuesi dhe ajo reale”, thotë Kosevski.

Ai thekson se studimi i bërë nga studentët nga Fakulteti i Makinerisë tregon se vendosja e semaforëve për këmbësorë në bulevardin “Partizanski Odredi” shkakton rritje të dukshme të ndotjes.

“Shumë njerëz konsiderojnë se automjetet më shumë shpenzojnë lëndë djegëse dhe ndotin gjatë shpejtësisë më të madhe, por kjo nuk është e saktë. Më shumë ndotin gjatë përshprjtimit të menjëhershëm apo ngadalësimit. Rezultatet nga studimi që është bërë me automjet me pajisje speciale të cilat i maste të dhënat e ndotjes në periudhë prej një muaji tregoi se në mënyrë enorme është rritur pas vendosjes e semaforëve të këmbësorëve dhe uljen e lëvizshmërisë dhe rruga me lëvizshmëri më të madhe “Partizanska””, thotë Qosevski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button