Han: Viti 2025 nuk është blanko çek për Serbinë, nevojiten reforma të vështira dhe urgjente

Për Serbinë viti 2025 nuk do të thotë një blanko çek për hyrje në BE, pasi për këtë nevojiten reforma të vështira dhe të paanulueshme, deklaroi sot komisionari për zgjerim dhe politikë të fqinjësisë, Johanes Han në fjalimin e tij në konferencë “Strategjia për Ballkanin Perëndimor – Hapja e rrugës drejtë BE-së“ në Beograd.

Në lidhje me angazhimet për arritje të normalizimit të plotë të raporteve midis Beogradit dhe Prishtinës, Han deklaroi se nuk ekziston kornizë kohore për zgjidhjen e këtij problemi, siç u tha më parë deri në vitin 2019, por se marrëveshja duhet të arrihet deri në anëtarësim në BE.

“Nuk dua ta paragjykoj përfundimin e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës. Përmes tij duhet të arrihet deri në marrëveshje të drejtë ligjore. Ekzistojnë më shumë zgjidhje”, tha Han, duke iu përgjigjur pyetjes nëse kjo marrëveshje e drejtë ligjore do të jetë edhe pranim i pavarësisë së Kosovës.

Han theksoi se zgjidhja e çështjeve bilaterale nuk mund të kompensohet me obligime tjera.

“Duhet të zgjidhen çështjet e pazgjidhura bilaterale. Ne do të refuzojmë të pranojmë importimin e çështjeve të pazgjidhura dhe për atë Serbia duhet t’i zgjidh çështjet bilaterale dhe kufijtë”, shtoi Han, por me këtë rast nuk dha përgjigje nëse pavarësisht nga çështjet e pazgjidhura kufitare me Bosnje dhe Hercegovinën dhe Kroacinë, mendon edhe për kufirin e Serbisë me Kosovën.

Han rreth temës për Kosovën dhe sundimit të ligjit kishte bisedime dhe me përfaqësues të opozitës serbe.

Në takimin me Han, presidenti i mëparshëm serb dhe lideri aktual i opozitës së Partisë Social Demokrate (PSD), Boris Tadiç ka përcjell qëndrimin se në Serbi ekziston lidhje mes elitës politike dhe krimit të organizuar.

Tadiç ka shtuar se duhet të zbardhet vrasja e Oliver Ivanoviçit, e cila sipas tij, është përgatitur në media.

“Biseduam për atë që kërkojmë hetim serioz dhe pushteti të veprojë brenda normave evropane”, deklaroi Tadiç.

Ish kryeministri serb dhe lideri aktual i Partisë së Re, Zoran Zhivkoviç deklaroi se roli i tij në mbledhje është për të paralajmëruar misionin e BE-së dhe Hanin se në Serbi kanë bashkëbisedues të cilët gënjejnë, një mendojnë, tjetër punojnë, ndryshe flasin dhe se në vend nuk ekziston sundim i ligjit.

Ai shtoi se mafia e udhëhequr nga presidenti serb Aleksandar Vuçiç “ka ndërmarrë të gjitha pozitat në vend, se ekzistojnë ligje të ngjashme me ligjet e Bashkimit Evropian, por se ato nuk zbatohen”.

Zhivkoviç shtoi se përfaqësuesve të BE-së ju ka thënë se është me rëndësi që qytetarëve të Serbisë t’ju sqarohet se çfarë domethënë normalizimi i raporteve me Prishtinën, pa marr parasysh nëse domethënë „njohje e kufijve apo diçka tjetër që Aleksandar Vuçiç mundohet t’ju prezantojë qytetarëve”.

Kryetari i Partisë Demokratike (PS), Dragan Shutanovac, në takim deklaroi se Strategjia për Ballkanin Perëndimor është pozitiv, por theksoi se reformat nuk zbatohen në Serbi dhe se Serbia “vonohet pas Evropës”.

“Biseduam për situatën gjeostrategjike në rajon, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë dhe se reformat duhet të zbatohen në Serbi, pavarësisht problemeve të mëdha. Përveç pyetjeve standarde në lidhje me të drejtat e njeriut, situatën në media, komesionarit Han i treguam se në Serbi nuk ka dialog, madje as në Kuvend”, tha Shutanovac.

Në takim me liderët të opozitës në Beograd, Han në Tuiter shkroi: „Takim i mirë. Ata luajnë rol kyç në vendosjen politike dhe në reformat“.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button