Shilegov-Kaminis: Pritet takim në Shkup ku do të nënshkruajnë Memorandum për Bashkëpunim

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov sot në vizitën e tij në Athinë u takua me kryetarin e Athinës, Jorgos Kaminis, transmeton Portalb.mk.

“Duke pasur parasysh se qytetarët tanë përballen me sfida të njëjta në jetesën e përditshme, shkëmbimi i përvojave dhe thellimi i bashkëpunimit do të kontribuojnë që së bashku të arrijmë në gjetjen e zgjidhjes së nevojave bashkëkohore të bashkëqytetarëve tanë”, deklaroi Shilegov në konferencën e përbashkët për shtyp.

Kaminis deklaroi se që nga dita e parë nga zgjedhja e Shilegovit për kryetar të Qytetit të Shkupit ata kanë qenë në komunikim.

“Ai është politikan modern dhe progresiv i cili e kupton rëndësinë e bashkëpunimit të mirë mes qyteteve. Në këtë takim të parë bëmë kontrata për disa fusha të caktuara si në politikë sociale, ndryshimet klimatike dhe digjitalizimin, ndërsa në javët e ardhshme do të zhvillojmë takim në Shkup ku do të nënshkruajmë Memorandum për bashkëpunim. Në takimin e sotëm kemi biseduar për bashkëpunim që do ta ris besimin dhe do të krijojë optimizëm mes të dy qyteteve dhe vendeve”, deklaroi Kaminis.

Ndryshe, në prag të takimit, dje dy kryetarët e qyteteve, në kolumne të përbashkët bënë thirrje për afrim të dy qyteteve dhe mbyllje të çështjeve të hapura mes Maqedonisë dhe Greqisë.

Dy kryetarët e qyteteve, në kolumnën e publikuar në gazetën ditore të Maqedonisë “Slloboden peçat” dhe gazetën ditore greke “Ta nea”, e paraqitën mirëkuptimin e tyre se aktivizimi i negociatave krijon druajtje dhe pasiguri tek shumica e popullatës së dy vendeve, dhe se ndjenjat dhe brengat e tilla negative duhet të respektohen, të zgjidhen me kujdes dhe të mos injorohen.

“Nuk guxojmë të lejojmë që zërat nacionalistë në të dyja palët t’i shfrytëzojnë këto ndjenja në tentim për ta rrezikuar marrëveshjen përfundimtare dhe sërish ta konfirmojnë fatin tonë dhe të ardhemn tonë të përbashkët, jo vetëm si fqinj, por edhe si qytetarë evropianë”, theksojnë Shilegov dhe Kaminis.

Në fund të kolumnës ata shtojnë se si kryetarë të kryeqyteteve, vendosën ta hapin rrugën drejt bashkëpunimit më të afërt dhe t’i inkurajojnë fuqimisht qeveritë e tyre nacionale ta investojnë atë përpjekje hstesë, të nevojshme që të mos lëshohet mundësia e re dhe të arrihet marrëveshje, e cila u shërben interesave themelore të të dy vendeve dhe garanton të ardhme më të mirë për të gjithë bashkëqytetarët e tyre.

Jorgos Kaminis, duke folur për radion Tema 104.6, hedh poshtë çfarëdo lloj mundësie që me Petre Shilegov të bisedojnë për ngjarjet politike dhe bisedimet për emrin dhe zbulon se së shpejti do ta kthejë vizitën dhe me Shilegov do të takohet në Shkup.

Shilegov dhe Kaminis me thirrje për afrimin e Shkupit dhe Athinës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button