Presidenti Macron: Korsika është pjesë e pandashme e Francës

Presidenti francez, Emmanuel Macron, deklaroi se vendi i tij nuk do të njohë zyrtarisht gjuhën korsikane, dhe se Korsika është pjesë e pandashme e Francës, raporton Anadolu Agency (AA).

Siç raportoi BBC, Macron gjatë një vizite në ishullin e Korsikës në Detin Mesdhe, tha se “ishulli është pjesë e pandashme e Francës”.

Presidenti i Francës u takua me përfaqësuesit politikë të Korsikës, dhe me këtë rast premtoi më shumë investime dhe tha se ishte i hapur për t’i dhënë më shumë kompetenca qeverisë lokale.

Ai ka thënë se vendi i tij nuk do të njohë gjuhën korsikane që flitet në ishull, si dhe nuk do të ketë ndryshime të ligjit që vështirëson blerjen e pronës, apo të drejtën e qëndrimit të të huajve në Korsikë, që e promovojnë seperatistët në ishull.

Para vizitës së Macronit në Korsikë, ndryshe vendlindjen e prijësit ushtarak francez Napoleon Bonaparte, në ishull separatistët organizuan protesta ku kërkonin më shumë demokraci dhe respekt për banorët e Korsikës.

Pas shtimit të zërave kohëve të fundit për pavarësinë e Korsikës, qeveria e Francës dërgoi atje përfaqësuesin special Jacqueline Gourault.

Korsika është një nga 18 rajonet administrative në Francë dhe është ishulli i katërt më i madh në Mesdhe. Sipas ligjit, ka pak më shumë autonomi sesa rajonet e tjera të Francës. Sipas të dhënave nga janari i vitit 2013, në Korsikë jetojnë më shumë se 320,000 banorë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button