Zjarr në Tetovë, një grua mbetet e lënduar

Në zjarrin nga shpërthimi i pajisjes me gaz në një shtëpi në Tetovë sot është lënduar një grua 79 vjeçare.

Siç informoi SPB Tetovë, sot në orën 12:30 është paraqitur zjarr në një shtëpi në rrugën “29 Nëntori” në Tetovë, në pjesën e nënçatisë së shtëpisë në të cilën ka jetuar A.I. (79).

Shpërthimi është shkaktuar kur gruaja ka tentuar të shfrytëzojë pajise me gaz, ku ka ardhur deri në shpërthimin e bombolit të gazit, ndërsa A.I. ka marrë lëndime dhe djegie. Nga shpërthimi është shkaktuar zjarr në dhomën ku ishte pajisja me gaz.

Nga ana e Njësitit territorial kundër zjarreve, zjarri është shuar, ndërsa e lënduara A.I. me automjet të ndihmës mjekësore është transferuar në Spitalin klinik Tetovë ku i është dhënë ndihmë mjekësore. Në vijim është ekspertiza

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP