Qeveria ta zgjidh çështjen e demarkacionit ose të kërkojë falje qytetarëve dhe të jep dorëheqje!

Ndonëse këto ditë po thuhet nga qeveritaret se e kemi një zgjidhje dhe ajo është të ratifikohet demarkacioni ne ketë version pa Kullën dhe Çakorin, dhe ne anën tjetër nëse ka të gjetura që dëshmon të kundërtën që është bërë keq të rregullohet mbas andej ne mes Kosovës dhe Malit të Zi, mendoj së është kamuflim dhe mjegull e këtyre që më shumë e paskan dashur pushtetin sesa Kullen dhe Çakorin.

Kjo është hipokrizi e radhës e kësaj qeverie ne mungesë të pafuqisë për ta kthyer kufirin atje ku edhe thonin dhe ngritën kauzë, tash po dëshmojnë të kundërtën se nuk e paskan pas të sigurt që ka qenë kufiri ne Kull dhe Çakorr por kanë përdor kauzë të rrejshme për të rrezuar qeverinë e Isa Mustafës.

Qeveria e z. Mustafes është rrezuar pikërisht për këtë teme gjoja se  kryeministri Mustafa nuk është i sporteve dhe vendimeve të renda madje as ne kuvend nuk pranuan të debatojnë nga tymi dhe gazi dhe sulmet fizike.

Prandaj tash kemi një qeveri të sporteve dhe vendimeve të renda dhe qytetaret po presin të kthehet kufiri atje ku edhe thonin dhe protestonin, përndryshe nëse ratifikohet pa Kull dhe Çakorr siç po thuhet, kjo është turpi me i madh i kësaj qeverie qe ka mbajt peng demarkacionin prej vitit  2015 dhe rrjedhimisht ka mbajt Kosovën dhe qytetaret e saj të izoluar, po ashtu turpi me i madh i çdo qeverie që nga përfundimi i luftës.

Nëse ish liderët e opozitës e kanë përdor kauzë për të ardhur në pushtet deklarohuni para qytetareve se kufiri është mirë dhe mos kamufloni me demarkacionin, sepse kauzat e rrejshme janë edhe objektiva politike që tanimë siç po duket ju është djeg karta.

Ju duhet të kërkoni falje qytetareve për izolimin që i keni bërë duke pretenduar se kishit të drejtë, ju duhet kërkuar falje edhe për sulmin që na keni bere në emocione duke thënë se po rrezikohet toka e Kosovës, ndërkohë qytetaret që dhanë me të dashurit të tyre për ketë toke i manipuluat. Ju nuk meritoni të qeverisni me tutje sepse të gënjesh në vazhdimësi është përsëritje e krimit.

Qytetarët edhe një vit janë ne gjendje të presin vetëm e vetëm të bëhet demarkacioni siç duhet madje duke kërkuar edhe ekspert nga Shqipëria dhe përtej saj, por jo edhe të ratifikohet pa Kull dhe Çakorr dhe ne pa aftësi të qeveris se sporteve të rënda për ta zgjidh demarkacionin ne mënyrën e duhur po tenton të pastrohet dhe të tërhiqet duke ratifikuar ne ketë version dhe për të lan barrë të rend dhe të pa zgjidhur për qeveritë në vijim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button