Zaev: Mungesa e barazisë gjinore, do të thotë mosshfrytëzimi i gjysmës së kapaciteteve në shtet

Kryeministri Zoran Zaev sot i priti përfaqësueset e Lidhjes së Organizatave të Grave të Maqedonisë (LOGM) nga shumë qytete të vendit, të udhëhequra nga kryetarja e Organizatës, Savka Todorova, me të cilat bisedoi për barazinë e grave në shoqëri, transmeton MIA. 

Qeveria, ka thënë Zaev ka nevojë, e jo vetëm ndjenjë për bashkëpunim me LOGM-në, dhe potencoi se mungesa e barazisë në shoqëri lidhur me çështjet gjinore është njëjtë si mos të shfrytëzohen gjysma e kapaciteteve njerëzore në shtet.

“Lidhja e Organizatave të Grave është shembull i shkëlqyer për këtë si duhet të jemi të motivuar, të zëshëm dhe të organizuar. Jo vetëm që bëj thirrje për bashkëpunim me Lidhjen e Organizatave të Grave, por edhe bëj lutje për ndihmë nga Lidhja për zgjidhjen e problemeve gjinore në shoqërinë tonë”, tha thënë kryeministri Zaev në takimin.

Ka potencuar se personalisht do të realizojë kontakt me kryetarët e komunave në vend për angazhim më të madh në drejtim të implementimit të Konventës së Stambollit, si dhe zgjidhjen e problemit me mungesën e hapësirave për punë në organizatat anëtare të LOGM-së.

Duke shprehur falënderim, kyetarja e LOGM-së Todorova e ka përshëndetur ratifikimin e Konventës së Stambollit, dhe i ka theksuar pritjet se kryeministri Zaev, gjithashtu, do të angazhohet për zbatimin e saj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button