Afganistan, vriten 25 anëtarë të DEASH-it

 Në qarkun Derzab të krahinës Jowzjan në veri të Afganistanit u realizua një operacion nga toka dhe ajri kundër organizatës terroriste DEASH, raporton Anadolu Agency (AA).

Drejtori i Policisë në Jowzjan, Fakir Muhammed Jowzjani, në një deklaratë për AA tha se 25 anëtarë të organizatës terroriste DEASH janë vrarë në një në operacion të realizuar nga ajri dhe toka kundër kësaj organizate në rajonin Sadere të Derzabit.

Jowzjani bëri të ditur se disa prej të vrarëve janë shtetas të Uzbekistanit. Ai bëri të ditur se trupat e NATO-s dhanë mbështetje nga ajri për operacionin në fjalë.

DEASH rreth prej dy vitesh është duke ushtruar aktivitete terroriste në disa qarqe të Jowzjanit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button