Ermal Meta qëndron në “Sanremo”

Frika për dyshen Meta-Moro merr fund. Pretendentët e Festivaltit të Sanremos janë lejuar të qëndrojnë në garë, pas pezullimit të përkohshëm në vazhdën e polemikave që rrethuan këngën e tyre “Non mi avete fatto niente”.

Pas vlerësimeve të kryera, “Rai” ka dalë në përfundimin se kjo këngë nuk ka përse përjashtohet nga konkurrimi, thuhet në faqen “online” të gjigantit mediatik italian, transmeton TCH.

Zyra ligjore e tij shpjegon se, pjesa përmban vërtet disa fragmente nga “Silenzio” e prezantuar në edicionin e “Sanremo”-s për të rinjtë të vitit 2016, por ato janë në masë më të vogël sesa një e treta e saj, që do të thotë se rregullorja e Festivalit nuk shkelet.

Përpos kësaj, nga verifikimet e thelluara rezulton se kohëzgjatja, teksti dhe meloditë e të dyja këngëve janë të ndryshme. Me pak fjalë, përderisa ngjashmëria nuk kapërcen 1 minuta e 3 sekonda në një këngë që zgjat 3 minuta e 24 sekonda, atëherë nuk ka shkelje.

Ermal Metës pra, “nuk i bëhet asgjë”, dhe “Non mi avete fatto niente” vazhdon garën. Shkaku i përngjasimit në thelb ishte shumë i thjeshtë: autori i të dyja këngëve është i njëjti person, Andrea Febo.

Pikat e përbashkëta gjendeshin si në tekst, ashtu edhe në melodi. Fakti që kënga është krijuar nga e njëjta dorë përjashton plagjiaturën. Problemi qëndronte te fakti që publiku e kishte dëgjuar më parë, gjë që nuk lejohet, ndaj lindi nevoja e një verifikimi të kujdesshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button