Mej: Nuk do të ketë referendum të dytë për Bregzitin

Qeveria e Britanisë së Madhe nuk do të nënshkruajë referendum tjetër për Bregzitin, deklaroi sot zëdhënësja e kryeministres së Britanisë, Tereza Mej, pasi miliarderi amerikan Xhorxh Soros financon fushatë kundër Bregzitit.

“Qëndrimi i kryeministres rreth kësaj çështjeje është i qartë: vendi votoi për dalje nga Bashkimi Evropian. Kjo është ajo që vendi do të bëjë dhe nuk do të ketë referendum tjetër”, theksoi zëdhënësi.

“Ka shumë grupe politike dhe grupe të tjera në këtë vend, kjo është në rregull, siç dhe pritet në demokraci”, shtoi zëdhënësi.

Miliarderi amerikan Xhorxh Soros i dha 453.000 euro organizatës britanike e cila kërkon qëndrimin në Bashkimin Evropian dhe tenton për të ndikuar në votimin e deputetëve britanikë për marrëveshjen përmbyllëse për Bregzitin, thotë kryetari i saj.

“Përmes fondacionit të tij ai pagoi 453.000 euro”, deklaroi ish ministri Mark Malok Braun, kryetar i „Best For Britan” (Më e mira për Britaninë).

Fushata duhet ta “bindë opinionin për qëndrimin e Britanisë së Madhe në BE, që të munden deputetët ta shohin ndryshimin e opinionit publik kur në Kuvend do të votohet “për marrëveshjen përmbyllëse me Brukselin”.

Sorosi në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, muajin e kaluar theksoi se kryeministrja britanike Tereza Mej nuk do të mbetet në pushtet për një kohë të gjatë dhe tha se britanikët nuk janë të vetëdijshëm për pasojat financiare nga Bregziti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button