E paralizuara kompleton maratonën

Claire Lomas arriti të priste vijën e finishit të maratonës së Londrës ditën e hënë pas 16 ditësh lodhjeje. Hap pas hapi, 32-vjeçarja e paralizuar arriti të mbyllte garën falë një kostumi bionik që e lejoi të ecte. 

Kostumi mekanik e ndihmoi në kontrollin e këmbëve për të përshkuar distancën e 42 kilometrave. Gjithsesi, kjo përpjekje epike nuk u vlerësua me medalje nga zyrtarët e garës. Për këtë arsye, të martën pjesëmarrësit e tjerë në garë i dhuruan Claire Lomasit medaljet e tyre.
Britanikja e nisi garën së bashku me të tjerët në datën 22 prill dhe ka përshkuar rreth 4 kilometra në ditë.

32-vjeçarja u paralizua në të dyja këmbët pasi theu shtyllën kurrizore kur ra nga gali gjatë një gare hipizmi 5 vjet më parë. Që nga ajo kohë ajo ka përdorur një kostum bionik që i lejon lëvizjen e gjymtyrëve nëpërmjet disa sensorëve dhe një sistemi kompjuterik.

“Ishte e vështirë, por kur e nisa isha e vendosur ta çoja deri në fund maratonën, ditë pas dite.”, u shpreh Lomas për ‘Daily Mail’./dailymail

Lajme të ngjashme

Back to top button