Gjykata e Strasburgut solli vendim: Ramkovski dhe vajza e tij janë arrestuar pa argumente

Gjykata për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, ka sjell vendim në dobi të Velija Ramkovskit dhe vajzës së tij, Emel Ramkovska, të cilët kanë dorëzuar padi deri te Gjykata për kriteret sipas të cilëve u është shqiptuar arresti dhe gjatësia e paraburgimit në rastin “Merimanga”, njofton Portalb.mk.

Sipas vendimit, shteti të njëjtëve duhet t’u paguaj dëm në para me vlerë prej 1560 euro, apo nga 780 euro të dyve. Plotësisht, do të konstatohet nëse ka bazë që të ngritet procedurë edhe përpara gjykatave të Maqedonisë për mënyrë se si është shqiptuar paraburgimi.

Sipas avokatit të tyre, Filip Medarski, Gjykata ka konstatuar shkelje të nenit 5, paragrafi 3, nga Konventa (të drejta të lirive, mosekzistim i arsyeve për paraburgim). Kjo do të thotë se gjykatësit e Maqedonisë nuk i kanë marrë parasysh kriteret objektive gjatë shqiptimit të paraburgimit, por kanë sjell vendim pa argumente konkrete, nga asnjë prej tre pikave: rrezik nga arratisja, përsëritje të veprës ose ndikim nda dëshmitarëve – të cilat mund të jenë arsye për shqiptimin e paraburgimit.

Gjykata në Strasburg e ka refuzuar padinë e dorëzuar për nenin 6 (e drejta për gjykim korrekt).

Ndryshe, ish pronari i A1, Velija Ramkovski, në procesin “Merimanga” bashkë me 23 drejtues dhe themelues të ndërmarrjeve në “Pero Nakov” u burgosën, për fshehje tatimi, larje parash, shoqërim kriminel dhe mashtrim të kreditorëve. Në procedurën e shkallës së parë, Ramkovski mori dënim me burg prej 13 viteve (përfshirë edhe paraburgimin prej 1 vjet e dy muajve), ndërsa të akuzuarit tjerë u dënuan me dënim prej dy deri në shtatë vjet burg.

Pas shtatë viteve Velia Ramkovski dhe të punësuarit u kthyen në A1 për të rikujtuar sulmin e 25 nëntorit (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button