Shkup, plaçkitet një pompë benzine

Grabitës të maskuar me automatikë kanë marrë para me forcë nga të punësuarit në një pompë benzine.

Siç kumtoi policia, sot në mëngjes rreth orës tre është raportuar se në Shkup, në bulevardin “Boris Trajkovski” në një pompë benzine, nga ana e dy personave të panjohur të maskuar,  nën kërcënimin me pushkë automatike, është kryer plaçkitje ndaj dy të punësuarve, me ç’rast u është marrë një shumë parash nga qarkullimi ditor.

Nga SPB-Shkup është kryer hetimi dhe po punohet në zbardhjen e plotë të rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button