Pas pezullimit nga Sanremo, reagon Ermal Meta: Tani është koha për të folur

Ermal Meta dhe Fabrizio Moro janë pezulluar nga gara e Sanremos, “në pritje të shqyrtimeve mbi atë që konsiderohet shkelje e rregullores së festivalit nga kënga e tyre”, “Non mi avete fatto niente”. Organizatorët e Festivalit, pasi kanë miratuar vendimin e drejtorit artistik Claudio Baglioni, kanë vendosur ta pezullojnë performancën e dy artistëve që parashikohej të bëhej mbrëmjen e sotme. Kënga e Ermal Metës ka ngjashmëri me këngën “Silenzio”, e cila është prezantuar në edicionin e të rinjve, Sanremo 2016., transmeton Revista Class.

Pak minuta më parë, pas akuzave se kënga e tij në bashkëpunim me Fabrizio Moron është plagjiaturë, Ermali ka reaguar edhe në rrjetet sociale, ku sqaron se kënga “Silenzio” nuk u kualifikua në vitin 2016 në edicionin e të rinjve dhe nuk u komercializua. Këngëtari shqiptar thotë se ai, së bashku me dy kolegët e tij, kanë shkruar një këngë të re dhe kanë mbajtur një pjesë nga kënga e vjetër “Silenzio”.

Tani është koha për të folur. Kemi dëgjuar të flitet se kemi kopjuar këngën tonë të Sanremos dhe shkaku i këtyre fjalëve është një këngë e shkruar nga Andrea Febo (së bashku me Fabricion), e cila u prezantua rreth 3 vjet më parë, në Sanremo, e cila nuk u kualifikua dhe kurrë nuk u komercializua. Fabricio, unë dhe Andrea kemi mbajtur një pjesë të asaj kënge për të mos sakrifikuar diçka të bukur (gjë që e kemi bërë të ditur në shumë intervista) dhe të tre kemi shkruar një këngë të re me një kuptim tërësisht ndryshe. Plagjiaturë do të thotë të kopjosh, por kjo është absolutisht qesharake duke marrë në konsideratë se Andrea Fobo ka shkruar me mua dhe Fabricion këngën “Non mi avete fatto niente”.

Gjithashtu të gjithë jemi autorë prej vitesh dhe kemi shkruar shumë këngë duke kontribuar për shumë suksese si për veten, ashtu edhe për të tjerët. Kush na njeh, e di këtë. Kur kemi vendosur të tregojmë gjendjen tonë me këtë këngë, nuk e kemi bërë për ta prezantuar në festival, por për të folur për paqe. Na vjen shumë keq për atë që po ndodh, pasi nuk kemi ardhur në festival të tallemi me njerëzit, por për t’i përqafuar. Jemi të bindur se ccdo gjë do të shkojë mirë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button