8 gjërat që nuk duhet t’i dërgoni kurrë me e-mail, mund të përdoren kundër jush

Nëse ekziston dikush në glob që nuk ka shkuar apo ka bërë me të tjerët thashetheme në lidhje me një klient, shitës, koleg apo menaxher, atëherë atij njeriu i duhet dhënë patjetër Çmimi Nobel!

Por janë disa gjëra të cilat nuk duhet t’i dokumentoni kurrë, p.sh., duke i dërguar me e-mail apo duke i shkruar diku, sepse nesër mund të përdoren kundër jush, transmeton Monitor.al.

Ja se cilat janë tetë prej tyre:

1. Kritika ndaj një kolegu, menaxheri, shitësi apo klienti, madje edhe ato që mund t’ju duken si të parëndësishme mos ia dërgoni askujt me e-mail. Nëse doni të ndani një mendim tuaj në lidhje me dikë apo me një situatë të caktuar, zgjidhni me kujdes personat me të cilët vendosni ta bëni një gjë të tillë, por kurrsesi t’ia dërgoni dikujt me e-mail.

2. Shaka ironike të cilat mund të prekin një person apo një grup të caktuar njerëzish. Mundohuni që të jeni sa më të qartë në tekstin e email-it tuaj dhe mos përdorni kurrë shaka apo shprehje ironike në të shkruar. jo vetëm që ekziston mundësia që ato të mos kuptohen, por më e keqja është se në një të nesërme mund të përdoren kundër jush.

3. Problemet tuaja personale lërini jashtë derës së punës dhe kurrë mos i dërgoni askujt një email (nga email-i juaj i punës) në lidhje me probleme apo çështje të ndryshme personale që ju mund të keni.

4. Pakënaqësitë që keni me menaxherin tuaj. Nëse nuk ju pëlqen një politikë e ndjekur, plan apo vendim i marrë ndaj jush, atëherë ju mund të zhvilloni një debat konstruktiv, duke ruajtur qetësinë dhe profesionalizmin dhe mbi të gjitha duke e zhvilluar këtë debat me persona që kanë në dorë të bëjnë diçka për ta ndryshuar dhe jo t’ia dërgoni me email apo me letra në formën e shënimeve personave që nuk kanë fare lidhje me këtë gjë.

5. Mos bëni kurrë thashetheme me email!

6. Mos dërgoni kurrë me email informacion konfidencial, të cilin ju nuk keni të drejtë për ta ndarë me dikë tjetër.

7. Kërcënime të cilat mund të jenë edhe në formën e shakasë. Mos i shkruani kurrë në një email.

8. Diskutime në lidhje me aktivitete të paligjshme, të cilat mund të keni konstatuar vetë apo mund t’i keni dëgjuar./Monitor.al/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button