Strategjia e zgjerimit i KE-së: Ja cilat janë gjashtë “detyrat e shtëpisë” që duhet t’i kryejë Maqedonia

Përforcimi i mbështetjes për sundim të ligjit, përforcimi i angazhimit për siguri dhe migracion, mbështetje e zhvillimit socio-ekonomik, rritja e lidhjeve të Maqedonisë, përfshirja në agjendën digjitale në Ballkan dhe mbështetja për pajtim dhe raporte të mira nderfqinjësore janë gjashtë pikat kyçe që iu parashtruan Maqedonisë në Strategjinë e Zgjerimit të Komisionit Evropian për prosperim në procesin eurointegrues, shkruan Portalb.mk.

Ajo çfarë mund të shihet nga fjalimi i përfaqësueses së lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Federika Mogherini  dhe eurokomesarit për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han, duket qartë se Maqedonia është në një fazë, që nëse dëshiron integrim duhet të kryejë “detyra të shtëpisë”.

Më poshtë mund të shihni edhe aktivitetet që duhet të ndërmerren nga Maqedonia që dalin nga Strategjia për Zgjerim e Bashkimit Evropian:

  1. Përforcimi i mbështetjes për sundim të ligjit: harmonizimi i legjislaturës së Maqedonisë me atë  të Bashkimit Evropian; përfshirje e misioneve këshilluese në fushën e sundimit të ligjit me ekspertë ndërkombëtar; monitorim i reformave; monitorim i rasteve gjyqësore; vlerësim i punës së gjyqësorit; kahëzim i hapërimit të Maqedonisë nëpërmjet reformave në gjyqësor; pavarësi mediale dhe pluralizëm në shoqëri.
  2. Përforcimi i angazhimit për siguri dhe migracion: bashkëpunim ndërshtetëror për luftim të migracionit dhe terrorizmit dhe parandalim të ekstremizmit; luftim i krimit të organizuar nëpërmjet bashkëpunimit operativ; parandalimi i trafikimit me armët, drogës; parandalim i kontrabandimit me emigrantët dhe trafikimit me njerëzit; krijim i oficerëve të ndërlidhjes me Europol; finalizim i marrëveshjeve me Eurojust; avancim i ekipeve të përbashkëta të hetimit duke përfshirë edhe Europolin edhe Eurojust-in; zgjerim i politikës së BE-së për luftim të krimit të organizuar dhe rritja kapaciteteve për siguri kibernetike; bashkëpunim me oficerë ndërlidhës; rritje dhe ngritje e qendrave kufitare të sigurisë; formim i grupeve punuese me disa agjenci të BE-së; ndërprerje e trafikimit të paligjshëm me armët dhe përfshirje e rritje të aktiviteteve që lidhen me reformat në mbrojtje dhe siguri.
  3. Mbështetje e zhvillimit socio-ekonomik: tërheqje e investimeve të huaja në Ballkanin Perëndimore me donator dypalësh; tërheqje e investimeve private; mbështetje dhe zhvillimi sektorit privat duke mbështetur sipërmarrësit e rinj; rritje e qasjes në mënyrën e menaxhimit të financave; përfshirje në rrjetet e BE-së duke mbështetur inovacionin; lehtësim i tregtisë me BE-në dhe shtetet tjera të Ballkanit Perëndimor; dhënie e mbështetjes së Bosnje e Hercegovinës dhe Serbisë në integrimin e tyre në Organizatën Botërore të Tregtisë; kontrollim i mallrave të eksportuara me përdorim të dyfishtë; përforcim i programit të reformave ekonomike; rritje e fokusit dhe reformave sociale; rritje e arsimimit dhe përgatitje të potencialit rinor, me theks të veçantë në shëndetësi dhe financim i dyfishtë përmes Erasmus+.
  4. Rritja e lidhjes së Maqedonisë: përfshirje të dimensioneve të Komuniteti Energjetik të BE-së në Maqedoni dhe Ballkanin Perëndimor; rritje e komunitetit energjetik duke hapur tregjet dhe duke përfshirë efikasitet energjetik dhe heqje e barrierave me kufijtë.
  5. Përfshirje në agjendën digjitale në Ballkan: lehtësim i roamingut ndërmjet shteteve të Ballkanit Perëndimor; mbështetje për internet; zhvillim i e-qeverisë, e-prokurorimeve, e-shëndetësi dhe hartat digjitale.
  6. Mbështetje për pajtim dhe raporte të mira nder fqinjësore: problemet e përbashkëta ndërshtetërore si gjetja e personave të zhdukur dhe minave tokësore të bëhet bashkërisht; vërtetim i fakteve mbi luftërat ballkanike në drejtim të shkeljes së të drejtave të njeriut dhe rritja e trashëgimisë dhe kulturës ndërshtetërore.

Përndryshe, siç u njoftua edhe më parë gjashtë muajt e ardhshëm janë të rëndësishëm si për Bashkimin Evropian, pasi që synon zgjerimin dhe për Ballkanin Perëndimor i cili synon integrimin.

Komisioni Evropian të martën miratoi strategjinë për zgjerim të Bashkimit Evropian, që Republikës së Maqedonisë i solli detyra të rëndësishme të cilat duhet të realizohen gjatë periudhës së ardhshme kohore që ajo të mund të marrë rekomandim të pakushtëzuar dhe nisjen e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Opsioni i vitit 2025, i cili në opinion u plasua sikur datë përfundimtare e Maqedonisë për kapje të trenit evropian për udhëtim të përbashkët me Bosnje e Hercegovinën dhe Serbinë u hedh poshtë, ajo është vetëm numër i cili do të mund të tregonte se deri ku jemi me realizimin e reformave të rëndësishme për tu bërë pjesë e bashkisë evropiane.

Në lidhje me këtë, ambasadori i BE-së në Maqedoni të martën tha se: “Por u tha qartë se për momentin asnjë shtet nuk është i gatshëm që të hyjë tash për tash në BE, dhe me shpejtësinë e realizimit të reformave që e kemi sot, në raport të gjendjeve që janë sot, në rajon nuk do të ketë nevojë të arrihet deri në atë nivel që të arrihet aty ku duhet. D.m.th. duhet të ndodh diçka dramatike që të mund të thuhet se një shtet do të arrijë të integrohet në BE më vitin 2025. Në strategji ka një apel që iu drejtohet liderëve që u bënë thirrje që nga tash të nisin me ndërmarrjen e aksioneve me qëllim që të arrijnë të bëjnë të mundshme dhe të arritshëm kornizën kohore 2025 që të ndodh”, tha Zhbogar.

Në vazhdën e aktiviteteve eurointegruese, më 25 shkurt përfaqësuesi i Komisionit Evropian, Zhan Klod Junker vjen në Shkup për të nisur vizitën e tij rajonale, më 17 prill do të publikohet raporti i rregullt i Strategjisë për zgjerim i Komisionit Evropian dhe raportet e tij për secilin shtet veçmas, më 17 maj mbahet Samiti i Këshillit Evropian për Ballkanin Perëndimor në Sofje të Bullgarisë, më qershor realizohen takim i Këshillit të përgjithshëm të BE-së dhe Këshillit Evropian me konkluzione të rëndësishme, në korrik kryesimin me BE-në e merr Austria, në korrik zhvillohet samiti i Londrës aktivitet ky që realizohet në kuadër të procesit të Berlinit dhe deri në fund të vitit 2018 zhvillohet debat i thellë me të gjitha vendet anëtare për ardhmërinë e Bashkimit Evropian edhe pas vitit 2025.

Më vitin 2019 Rumunia e merr kryesimin me Bashkimin Evropian.


Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button