Mjeku më i pasur në SHBA e bleu “Los Anxhelos Tajms” për 500 milion dollarë

Gazeta “Los Anxhelos Tajms” do të kalojë në duart e miliarderit lokal Patrik Son-Shiong me çmim prej 500 milionë dollarësh dhe kështu do të përfundojë periudha e tensionuar në pronësi të Çikago Tribjun.

Patrik Son-Shiong është njëri nga njerëzit më të pasur në Los Anxhelos dhe sipas të dhënave të Forbs është mjeku më i pasur në SHBA me pronë prej 7,8 miliardë dollarësh.

Son Shiong ka pjesëmarrje edhe në klubin e basketbollit Los Anxhelos. Para tij, themeluesi i Amazon Xhef Bezos e bleu Uashington Postin për 250 milionë dollarë, ndërsa pronari i klubit të bejsbollit Boston Xhon Henri e ndërmori Boston gloub për 70 milion dollarë.

Los Anxhelos Tajms për herë të parë pas 18 viteve do të jetë në pronësi lokale. Gazeta kohë më parë e ndërroi edhe kryeredaktorin,  për herë të tretë në gjashtë muajt e fundit, ndërsa gazetarët për herë të parë  në 136 vite u organizuan në sindikatë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button