Dëshironi t’i rritni mirë fëmijët, ja cili është vendi ideal

Nëse dëshironi t’i rritni fëmijët në një ambient të mirë, atëherë duhet t’i zgjidhni mirë shtetet për të jetuar.

Vendi më i mirë për të rritur fëmijë në vitin 2018 është Danimarka, sipas raportit të përvitshëm “Best Countries” të “U.S. News & World Report”. Suedia ka qenë në krye të këtij klasifikimi për dy vjet me radhë. Sipas kësaj renditje, Zvicra është në vendin e shtatë, përcjell Albinfo.ch.

Për të përcaktuar se cilat ishin vendet më të mira për të rritur fëmijë, studiuesit analizuan tetë faktorë: kujdesi për të drejtat e njerëzve, familja, barazia gjinore, lumturia, barazia në të ardhura, niveli i sigurisë, sistemin arsimor publik të mirëzhvilluar dhe sistemin ndaj kujdesit shëndetësor të mirëzhvilluar, shkruan ‘Monitor’.

Klasifikimi është pjesë e një projekti analitik të quajtur “2018 Best Countries Report”, i cili zhvillohet për të tretin vit radhazi nga “Wharton School of the University of Pennsylvania” dhe “Y&R’s BAV Group”.

Zvicra bën gjithashtu pjesë në dhjetë vendet më të mira për ofrimin e lehtësive ndaj biznesit, ndikimin kulturor, vendet moderne, sipërmarrjen, cilësinë e jetës, fillimin e një biznesi, transparencën, edukimin, për të dalë në pension, mbrojtjen e mjedisit, vendet më të mira në përgjithësi.

Në vendin e dytë është Suedia, të tretin Norvegjia dhe të katërtin Finlanda. Ndërkohë, në top 10 janë edhe Kanadaja, Holanda, Zelanda e Re, Australia dhe Austria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button