Teatri i vallëzimit në Shkup në festivalin prestigjioz holandez „Holland Dance Festival“

Teatri i vallëzimit në Shkup më 9 dhe 10 shkurt do të marrë pjesë në teatrin Korzo, në kuadër të festivalit prestigjioz holandez “Holland Dance Festival”, ndërsa do të performojë me shfaqjen “KOZHA”, me tri koreografi të shkurtra, transmeton MIA.

Në shfaqje marrin pjesë Matea Kiseliçka, Andrijana Dançevska, Jakub Munko, Aleksandra Petrushevska, Dejan Bitrovski, Tringa Hisa, Anastasija Dançevska, Jovana Zajkova, Sara Cvetkovska, Boban Ruseski dhe Tereza Llazarev.

Teatri Korzo në Hagë, qyteti i vallëzimit, është i njohur  për zbulimin dhe mbështetjen e talenteve të reja dhe produksioneve avangarde.

Festivali, në programin e këtij viti vendosi kompani të jashtëzakonshme të vallëzimit dhe emra të njohur koreografikë, mes të cilave dhe Matc Ek, Jirzhi Kilijan, Ana Llaguna, Balet Biaric, “Marta Gream” kompani nga Nju Jorku, si dhe “Piksel” në Murad Merzuki.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button