Kabineti i Ivanovit: Presidenti nuk është i informuar për çfarëdo qoftë marrëveshje të arritur midis Zaevit dhe Ciprasit

Presidenti Gjorge Ivanov nuk është i informuar për çfarëdo qoftë marrëveshje të arritur midis kryeministrit të Maqedonisë dhe atij grek nga takimi i tyre në Davos, në cilën marrëveshje bazohen deklaratat publike të ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Koxias, informojnë nga Kabineti i Ivanovit, transmeton MIA.

Në takimin informues të mbajtur në Klubin e deputetëve më 27 janar të vitit 2018, theksojnë, të pranishmit ishin informuar për idetë e propozuara të ndërmjetësit Methju Nimic në suaza të procesit që udhëhiqet nën patronat të Kombeve të Bashkuara.

“Gjatë informimit për rezultatin e takimit në Davos nuk u përmend çfarëdo qoftë marrëveshje e arritur apo, ndërkaq, marrëveshje për të cilën tani opinionin e informojnë përfaqësuesit grekë. Presidenti i Maqedonisë mbetet në qëndrimin publik të shprehur pas atij takimi, ndërsa në pritje që Qeveria t’i informojë qytetarët e Republikës së Maqedonisë për aktivitetet e ndërmarra të përfaqësuesve qeveritarë, lidhur me këtë çështje”, theksojnë nga Kabineti i Ivanovit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button