Daçiq: Serbia kundërshton fuqishëm themelimin e ushtrisë së Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq ka kritikuar krerët shtetëror të Kosovës, pasi sipas tij Beogradi është në pritje tash e një kohë që Prishtina të kryejë obligimet e marrëveshjeve të arritura në Bruksel.

Këto deklarime Ivica Daçiq i dha sot në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ndërsa po diskutohej raporti i fundit për Kosovën i sekretarit Antonio Guteres, njofton Klan Kosova.

Përveç rastit të vrasjes së Oliver Ivanoviq, ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë ka folur edhe për qëndrimin e këtij shteti rreth themelimit të Ushtrisë së Kosovës.

“Serbia ende po pret me padurim që Prishtina të kryejë obligimet për marrëveshjet e saj të arritura. Të gjitha çështjet duhet të zgjidhen me dialog, Serbia ka përmbushur obligimet e veta. Por, pas nënshkrimit të marrëveshjes së Brukselit, ne ende flasim për mos-zbatimin e saj nga ana e Prishtinës”.

“Serbia edhe njëherë kundërshton synimin e Kosovës për të ndërtuar ushtrinë e vet”, është shprehur Daçiq në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button