Ministrja Deskoska u takua me përfaqësues të Lidhjes së defektologëve

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Renata Deskoska sot u takua me përfaqësues të Lidhjes së defektologëve së Republikës së Maqedonisë.

Nga MASH deklaruan se në takim u bisedua për rritjen e përfshirjes në arsim, si dhe definimin e rolit të qendrave dikasteriale, të cilat do të duhet të jenë bartës të përfshirjes në shkollat e rregullta.

Është paraparë të bëhen trajnime për arsimtarët të cilët do të punojnë me nxënësit me pengesa, të përfshirë në shkollat e rregullta, si dhe të përforcohet roli i ekipit përfshirës në shkollat, theksojnë nga MASH.

Në takim u bisedua edhe për përfshirjen e asistentëve personal, të cilët do t’u japin përkrahje kësaj kategorie të nxënësve në shkolla.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button