Përveç Drisllës asnjëra nga 42 deponitë lokale në Maqedoni nuk i përmbush standardet

Në Maqedoni 42 prej komunave i deponojnë mbeturinat, ndërsa deponi rajonale shfrytëzojnë 12 komuna. Vetëm 19 komuna në vend kryejnë selektim të pjesshëm të mbeturinave,  informon në punëtorinë e sotme në Veles këshilltari shtetëror në Zyrën e Avokatit të Popullit, Niko Bojaxhiev duke u referuar në hulumtimin për deponimin dhe menaxhimin e mbeturinave në vitin 2016 të zbatuar nga ekipi i Ombudsmanit, transmeton MIA. 

“Shqetëson e dhëna që një pjesë e komunave në vend pothuajse nuk kushtojnë kurrfarë vëmendje për mbrojtjen e mjedisit të jetesës dhe mbrojtjen e shëndetësisë të njerëzve. Në pjesën më të madhe të fshatrave – lagjet rurale mbeturinat nuk mblidhen dhe hidhen gjithandej. Prandaj, deponitë e egra mbijnë gjithkund pranë rrugëve, pyjeve, plazheve, lumenjve dhe bukvalisht kudo ku u përshtatet në afërsi të drejtpërdrejtë, ndërsa pa u respektua ligji”, potencoi Bojaxhiev.

Avokati i Popullit Ixhet Memeti tha se edhe krahas të drejtës së garantauar kushtetuese për mjedis të shëndoshë jetësor, shqetëson falti që me vite mbrapa shteti përmes institucioneve të tyre nuk kushton vëmendje të mjaftueshme dhe nuk ndërmerr masa konkrete për ruajtjen dhe avancimin e mjedisit të jetesës.

Maqedonia, siç tha, e përmbyllur kornizën juridike me të cilën e rregullon këtë fushë, ndërsa njëherit edhe legjislacioni kombëtar është harmonizuar me legjislacionin e BE-së.

“Ka ligj por në praktikë i njëjti nuk zbatohet për shkak të vetëdijes së pamjaftueshme të atyre që duhet ta zbatojnë ligjin. Për shkak të kësaj i porosis kompetentët në vend që seriozisht të qasen ndaj zbatimit cilësor të rregullave. Njëkohësisht pas shtyrje të qasen drejt ndërtimit të deponive rajonale të standardizuara sipas të gjitha standardeve për shkak të realizimit të të drejtës së qytetarëve për jetë në mjedis të shëndoshë jetësor”, porositi Memeti.

Siç sqaroi Bojaxhiev, Plani kombëtar plr menaxhim me mbeturinat parashikon mbylljen e të gjitha deponive ekzistuese dhe zëvendësimin e tyre me deponi rajonale të cilat do të ndërtohen në mënyrë më bashkëkohore, ndërsa konform standardeve të BE-së për deponimin dhe menaxhimin e mbeturinave, ndërsa ku e njëjta edhe do të reciklohet edhe në pjesën më të madhe do të shfrytëzohet për fitimin e energjisë.

Ambasadori i Mbretërisë së Holandës, Vouter Plomp, i cili e ka mbështetur këtë projekt në fjalimin e tij para të pranishmëve si dhe disa ekspertë tjerë nga Holanda i prezantuan përvojat 50 vjeçare të vendit të tij për riciklim dhe deponi të mbeturinave.

Ai theksoi se pjesa më e madhe, madje 98 për qind e mbeturinave në Holandë riciklohet, ndërsa vetëm dy përqind minimalë deponohen në deponitë më bashkëkohore në vend.

Në deklaratën për mediat, ambasadori Plomp theksoi se problemi me mbeturinat e ngurta dhe deponitë në Maqedoni është real për shumë njerëz në Republikë dhe duhet sa më shpejtë së bashku ta zgjidhin të gjithë kompetentët me ndihmën dhe mbështetjen e tyre.

“Mendoj se njerëzit në Maqedoni meritojnë zgjidhje për këtë problem dhe se kemi harmonizim me të pranishmit se ky është problem në lidhje me të drejtat e njeriut, ndërsa njerëzit kanë të drejtë të jetojnë në mjedis të pastër jetësor. Megjithatë ky është problem i komplikuar i cili mund të zgjidhet me qasje të përbashkët të institucioneve qendrore, Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe kryetarëve të komunave, drejtorëve të ndërmarrjeve komunale të cilët punojnë me mbeturina dhe me përfshirjen tonë holandeze dhe ndihmë nga përvojat tona”, theksoi ambasadori Plomp.

Udhëheqësja e Sektorit për BE pranë MMJPH, Jadranka Ivanova, e cila është e përfshirë në projekt tha se përveç Drislas, në Maqedoni nuk ekziston një depo tjetër e cila i kënaq standardet për selektimin dhe deponimin e mbeturinave dhe e cila është në pajtim me Ligjin për menaxhim me mbeturina.

Përndryshe në diskutimin që vijoi një pjesë e madhe e kryetarëve të komunave të pranishëm në debat kërkuan nga kompetentë edhe njëherë të analizohen lokacionet e ofruara për ndërtimin e deponive rajonale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button