Maqedoni, formohet Këshill Special që do të kontrollojë shpenzimin e parave publike

Qeveria e Maqedonisë dje ka sjellë vendim për formim të Këshillit Special i cili do të jetë i obliguar për kontrollim të mënyrës së harxhimit të parave publike, raporton Portalb.mk.

Sipas asaj që u tha nga zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë, Mile Boshnjakovski pjesë e këtij institucioni mund të jenë edhe individ nga jashtë Ministria e Financave, ministri i së cilës, Dragan Tevdovski do ta udhëheq këshillin në fjalë.

“Ky këshill do të përbëhet nga udhëheqësit e institucione të cilët tashme janë të përfshirë në këtë punë. Nga nevoja, nëse duhet të përfshihet ndonjë individ nga jashtë, nuk përjashtohet kjo. Për punët administrative do të obligohet Ministria e Financave, që do të udhëheq më këtë Këshill dhe për detaje tjera më precize do të njoftojmë në mënyrë shtesë”, tha Boshnjakovski

Formimi i Këshillit parashihet me ligjin që është përgatitur në Ministrinë e Financave me anë të së cilës organet shtetërore obligohen që prej këtij viti në nivel mujor do të publikojnë sa borxh kanë.

Kjo është zgjidhje kalimtare deri në përgatitjen e softuerit në të cilin organi shtetëror do të duhet ta fusë çdo faturë, ndërsa Ministria e Financave e përgatit së bashku me Bankën Botërore.

Kjo iniciativë doli nga Qeveria e re e cila kur e mori përgjegjësinë dhe publikoi se deri më 31 maj të 2017-s borxhi i organeve shtetërore ka qenë 403 milionë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button