Vitaminat që sigurojnë bukuri dhe shëndet: Mësoni cila për çfarë është e mirë!

Vitamina E u jep flokëve shkëlqim dhe dendësi, ndërsa B12 është furnizues kryesor i energjisë në organizëm.

Vitaminat janë shumë të rëndësishme për organizmin tonë. Roli i tyre është ngushët i lidhur me shëndetin tonë, por edhe me bukurinë.

Megjithatë, nuk është punë e lehtë të përcaktohet cilat vitamina për çfarë janë të mira, andaj mu për këtë arsye ne po ndajmë me ju informacionet e dobishme,  transmeton Telegrafi.

Flokët, lëkura dhe thonjtë:

1. Vitamina B rrit flokët, zbukuron lëkurën dhe forcon thonjtë.

2. Zinku për flokë më pak të thinjur.

3. Vitamina D: ndihmon rritjen e flokëve.

4. Vitamina E: u jep flokëve shkëlqim dhe dendësi.

5. Vitamina B3: stimulon qarkullimin e gjakut dhe bashkë me këtë edhe rritjen e flokëve.

6. Magnezi: flokëve u jep fortësinë. Hekuri: ka rolin në rritje të flokëve.

Bimë të dobishme: hithra, aloja dhe borziloku.

Energji:

1. Vitamina B12

2. Acidi folik

3. Koenzima Q10

Kujtesë:

1. Omega 3

2. Vitamina A

3. L tirozina

4. L karnitina

Gjumë:

1. Melatonina

2. Magnezi

3. Vitamina B3 dhe Vitamina D

Gjumi cilësor është me rëndësi të jashtëzakonshme për funksionim të mirë të organizmit dhe për shëndetin. Mungesa e vitaminave shkakton pagjumësinë dhe gjumë të ndërprerë.

Bimë të dobishme: kamomili, maniola lule madhe, valeriana dhe kulpra.

Dieta dhe sistemi i imunitetit:

1. Vitaminat: B1, B3, B6, C, E, A dhe D.

2. Hekuri. Seleni. Zinku.

Është e njohur që vitaminat kanë ndikim në sistemin e imunitetit, mirëpo është me rëndësi të dihet roli i tyre i lidhur edhe me suksesin e dietës.

Bimë të dobishme: lulequmështorja, kordicepsi dhe kërpudha çaga.

Vitaminat mund t’i gjeni në artikuj të ndryshëm, mirëpo nëse keni mungesë të madhe merrni suplemente. Me rëndësi është që të dinë saktësisht se çfarë kërkoni. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button