Mona Vana, Mona Liza lakuriq që disa specialistë ia atribuojnë Leonardo da Vinçit

Nëse ka një pikturë kontroverse në art, ajo është Xhokonda ose Mona Liza: buzëqeshja enigmatike e së cilës ka qenë strumbullar i shumë spekullimeve dhe do të mjaftonte kjo për ta vënë në atë repart. Megjithatë nuk është i vetmi element, kohët e fundit ka patur disa opinione rreth një vizatimi me laps që i atribuohet shkollës së Leonardo da Vinçit dhe që mund të jetë boceti i një versioni nudo të një kryevepre, njihet me emrin Mona Vana, shkruan Bota.al. Xhokonda është portreti i gruas së Francesco del Giocondo, tregtar pëlhurash dhe funksionar fiorentinas, i cili e ngarkoi Leonardon për ta pikturuar.

Një version tjetër është ai i një vajze të quajtur Lisa Gherardini, e njohur me emrin Mona, fjalë që në italishten e vjetër do të thotë zonjë. E sigurt është se kjo nuk është provuar dhe ka teori të tjera për identitetin e gruas së portretit: një fqinje e piktorit, një damë fiorentinase mike ose dashnore e Juliano de Médici, Isabel de Aragón (mbesa e Ferrante de Nápoli), ka nga ata që thonë se është një adoleshent me rroba femrash.

Pas vdekjes së Leonardos në vitin 1519 dhe meqë nuk la trashëgimtarë, kuadroja kaloi në duart e Gian Giacomo Caprotti alias Salai, ndihmësit të tij, i cili ia shiti Francisco-s. Duke qenë se kaloi nga një vend në tjetrin gjatë shekujve në vazhdim, më në fund në vitin 1797 u vendos në Luvër, nga i cili doli vetëm në dy raste: kur Napoleoni e vendosi në dhomën e tij të gjumit në Pallatin e Tuilerieve dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore kur u transferua në kështjellën Amboise dhe më pas në abacinë e Loc-Dieu për ta mbrojtur.

Mona Vana bënte pjesë në koleksionin rilindas të Muzeut Conde de Chantilly, instuticioni që ruan trashëgiminë e princit Henri i Orleansit, (djali i Luis Filipit I), sot është pronësi e insitutit francez (një lloj trashëgimie kombëtare franceze). Është një vizatim me laps që iu bashkangjit koleksionit në vitin 1862 dhe në fillim u mendua se e kishte realizuar vetë Leonardo edhe pse dy vite më vonë specialistët e korrigjuan dhe ia atribuan studios së tij.

U mendua se dikush nga dishepujt e tij e ka përdorur Xhokondën si model, por për ta realizuar nudo, megjithatë në shtator të vitit 2017 pas muajsh studimesh specialistët e muzeut arritën në përfundimin se nuk është vepër e nxënësve të tij, por e vetë maestros që edhe nëse nuk e ka realizuar plotësisht, të paktën ka marrë pjesë në realizimin e saj. Specialistët bazohen në cilësinë e jashtëzakonshme të fytyrës dhe të duarve që sipas kuratorit Mathieu Deldicque tregon se nuk është një kopje e thjeshtë.

Deldicque është i mendimit se është një bocetë paraprake për një telajo vaji, Salai ka bërë një version dhe Joos van Cleve një tjetër dhe ka një sërë elementësh që e lidhin ngushtë me Mona Lizën si: ngjashmëria e duarve dhe e trupit, madhësia e njëjtë ose prezenca e vrimave të vogla që do të shërbenin për të realizuar siluetën mbi kanavacë. Këtyre i shtohet edhe konfirmimi i specialistit të Luvrit Bruno Mottin që kuadroja daton në fillim të shekullit XVI, dihet që Leonardoja e filloi Xhokondën në vitin 1503 dhe e mbaroi tre vjet më vonë, por që vazhdoi të punonte mbi të deri në vitin 1517.

Mottin nxjerr një kleçkë për teorinë e Deldicque: Leonardo ishte mëngjarash dhe vlerësohet se pjesa e sipërme e Mona Vanës, rreth kokës, është realizuar nga dikush që përdorte dorën e djathtë. Sigurisht që kjo nuk do të thotë që artisti nuk ka marrë pjesë në realizimin e saj, mund ta ketë vizatuar figurën dhe t’ia ketë lënë hijëzimin një nxënësi. Ka zgjidhje për këtë mister të ri rreth Xhokondës? Ndoshta do ta gjejmë pas dy vitesh. Përse? Sepse në vitin 2019 do të festohet 500 vjetori i vdekjes së Leonardo da Vinçit dhe me këtë rast do të njoftohet për përfundimin e këtyre studimeve si do që të jetë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button