Veprat më të mëdha të letërsisë ruse, që kurrësesi s’duhen humbur

1. Vëllezërit Karamazov” nga Fjodor Dostojevski

Ka një shumëllojshmëri argumentash përse është vepra më e madhe e Dostojevskit. A është e ndërlikuar? Po, ka shumë linja në këtë rrëfim të gjerë vrasje dhe epshi, por… është një rrëfim vrasje dhe epshi. Eshtë tejet dëfryese, dhe njerëzit shpesh e harrojnë, kur diskutojnë mënyrat e mrekullueshme se si Dostojevski kombinon temat filozofike me disa prej personazheve më të mirë që janë hedhur në letër.

2. “Dita e Opriçnikut”, nga Vladimir Sorokin

Diçka që lexuesit perëndimorë shpesh e keqkuptojnë është se si e kaluara formëson të tashmen. Eshtë një komb i cili shumë prej sjelljeve, problemeve dhe kulturës së tashme mund t’i zbulojë shekuj pas në kohë, tek Carët. Romani i Sorokinit ndjek një zyrtar qeveritar përgjatë një dite standarte terrori dhe dëshpërimi, në një të ardhme ku është rivendosur PErandoria Ruse, një koncept i cili gjen jehonë të fuqishme tek rusët modernë.

3. “Krim dhe ndëshkim”, Fjodor Dostojevski

Klasiku tjetër i pabesueshëm i Dostojevskit është një studim i thellë i shoqërisë ruse, që mbetet tejet aktual edhe sot. Dostojevski ka eksploruar atë që sheh si brutalitetin e qenësishëm të Rusisë, duke rrëfyer historinë e njeriu që kryen vrasje, thjesht sepse beson që ky është fati i tij – dhe më pas çmendet dalëngadalë prej fajit. Më shumë se një shekull më vonë, mbetet një përvojë e fuqishme leximi.

4. “Jeta në ëndërr e Sukhanovit”, nga Olga Grushin

Romani i Grushinit nuk ka marrë të njëjtën vëmendje si, për shembull, “1984”, por është po aq i frikshëm, në mënyrën se si përshkruan të jetuarit në një diktaturë distopiane. Sukhanovi, dikur një artist në ngjitje, heq dorë nga ambicia, me qëllim që të pranojë vijën e Partisë Komuniste dhe të mbijetojë. Në 1985, një plak i cili ka arritur mbijetesën prej padukshmërisë dhe zbatimit të rreptë të rregullave, jeta e tij është një guaskë boshe pa pikë kuptimi – një ekzistencë fantazmë, ku nuk kujton dot emrin e askujt, sepse thjesht nuk ka pikë rëndësie.

5. “Ana Karenina”, Lev Tolstoi

Që nga reshti i parë mbi familjet e lumtura dhe të palumtura, romani i Tolstoit mbi bashkëveprimin romantik dhe politik të tre çifteve mbetet shumë modern edhe sot e kësaj dite. Pjesërisht është për shkak të temave universale të ndryshimeve sociale dhe mënyrës se si njerëzit reagojnë ndaj pritshmërive në ndryshim – gjë që do të mbetet gjithmonë kuptimplotë për njerëzit, në çdo epokë. Dhe pjesërisht për shkak të fokusit themelor që ka romani, mbi çështjet e zemrës. Cilido qoftë aspekti që ju tërheq, ky roman i ngjeshur por shumë i bukur vlen të eksplorohet.

6. “Koha: natë”, nga Ludmilla Petrushevskaja

Kjo histori e fuqishme paraqitet si një ditar i gjetur pas vdekjes së Ana Andrianovnas, ku përshkruhet me hollësi lufta e saj e dëshpëruar për të mbajtur të bashkuar familjen dhe për t’i mbështetur, pavarësisht paaftësisë, injorancës dhe mungesës së ambicies që ata kanë. Eshtë një histori e Rusisë moderne që nis e trishtë dhe prej aty vetëm përkeqësohet, por përgjatë rrugës hedh dritë mbi disa të vërteta themelore mbi familjen dhe vetësakrificën.

7. “Lufta dhe paqja”, Lev Tolstoi

Nuk mund të diskutosh letërsinë ruse, pa përmendur kryeveprën e Tolstoit. Lexuesit modernë shpesh harrojnë se ky roman ishte një ngjarje shpërthyese në letërsi, një vepër eksperimentale që hodhi poshtë shumë prej rregullave të mëhershëm që tregonin se çfarë ishte apo nuk ishte një roman, çfarë lejohej apo nuk lejohej. Mund të mendoni se historia që i ka ngjarjet gjatë dhe pas Luftës Napoleoniane – një luftë ku Moska pothuaj u pushtua prej gjeneralit francez – është shembull i letërsisë së vjetër, por gaboheni. Mbetet një libër që sjell risi, i cili ka patur ndikim mbi çdo roman tjetër të madh që është shkruar pas tij.

8. “Slinksi”, nga Tatjana Tolstaja

Nëse mendoni se letërsia rue është e mbushur me salla balloje të shekullit 19 dhe fjalime të modës së vjetër, nuk po shihni si duhet. Vepra epike e Tolstajës është e vendosur në një të ardhme pas “Shpërthimit”, që shkatërroi gjithçka – dhe shndërroi një numër të vogël të mbijetuarish në të pavdekshëm, të cilët janë të vetmit që e mbajnë mend botën si ka qenë. Eshtë një vepër magjepsëse dhe e fuqishme, e mbushur me ide që hedhin dritë jo vetëm mbi mënyrën si rusët e shohin të ardhmen – por edhe si e shohin të tashmen.

9. “Vdekja e Ivan Iliçit”, Lev Tolstoi

Ka diçka themelore dhe universale në këtë histori të një zyrtari të suksesshëm dhe të respektuar të qeverisë, i cili nis të përjetojë një dhimbje të pashpjegueshme, dhe ngadalë kupton se po vdes. Syri i pagabueshëm i Tolstoit ndjek Ivan Iliçin përgjatë udhëtimit të tij, që nga irritimi i lehtë, deri në shqetësim dhe më pas mohim, e në fund, pranim, pa e kuptuar asnjëherë se përse po i ndodh atij. Eshtë lloji i historisë që mbetet me ju përgjithmonë.

10. “Shpirtëra të vdekura”, Nikollai Gogol

Nëse po përpiqeni të kuptoni kulturën ruse në cilindo kuptim, mund ta filloni këtu. Historia e Gogol ka të bëjë me një zyrtar në fundin e epokës cariste, që ka detyrë të udhëtojë nga një pronë në tjetrën dhe të investigojë shërbëtorët e vdekur (shpirtërat e titullit), që vazhdojnë të jenë në regjistra. I shqetësuar me atë që Gogol e shihte si rënia e pandalshme e jetës ruse në atë kohë (pak dekada para revolucionit që shkatërroi status quo-në), ka shumë humor të zi dhe një pamje zbuluese mbi atë se si ishte jeta në Rusi, para epokës moderne.

11. “Mësuesi dhe Margarita”

Mendoni pak: Bulgakovi e dinte se mund të arrestohej dhe ekzekutohej nëse shkruante këtë libër, e megjithatë e shkroi. Origjinalin e dogji prej frikës dhe dëshpërimit, dhe më pas e rikrijoi. Kur më në fund u botua, ishte censuruar kaq shumë, saqë as nuk ingjante veprës reale. Gjithësesi, pavarësisht rrethanave të frikës dhe atyre klaustrofobe të krijimit të saj, “Mësuesi dhe Margarita” është veprë gjeniale, lloji i librit ku Satanai është personazh kryesor, por gjithë sa ju kujtoni është macja që flet.

12. “Etër dhe bij”, Ivan Turgenjev

Ashtu si shumë vepra të letërsisë ruse, romani i Turgenjevit flet për kohërat që ndryshojnë në Rusi, dhe thellimin e hendekut breznor mes etërve dhe bijve. Eshtë gjithashtu libri që solli në vëmendje konceptin e nihilizmit, teksa ndjek udhëtimin e personazhit të ri në moshë, që nga refuzimi i moralit tradicional dhe koncepteve fetare, deri tek një konsideratë më e pjekur e vlerave të tyre të mundshme.

13. “Eugene Onegin”, nga Aleksandar Pushkin

Në të vërtetë një poemë, por gjithësesi e gjatë dhe shumë komplekse. Ofron një pamje të zymtë të mënyrës si shoqëria prodhon monstra duke shpërblyer mizorinë dhe egoizmin. Ndërkohë që skema e ndërlikuar e rimës mund të hutojë fillimisht, Putini ia ka dalë mjeshtërisht. Nëse i jepni qoftë edhe një gjysmë shansi, shumë shpejt harroni çuditë formale dhe zhyteni në historinë e një aristokrati të mërzitur në fillim të shekullit 19, i cili aq shumë është i fiksuar pas vetes, saqë humbet dashurinë e jetës.

14. “Doni i qetë”, nga Mikhail Shollohov

Rusia, ashtu si shumica e perandorive, ishte një vend i përbërë nga shumë grupe etnike dhe racore, por shumica e letërsisë së famshme ruse vjen nga një demografi më homogjene. Vetëm kjo e bën këtë roman, fitues i Nobelit në 1965, një detyrim për t’u lexuar. Rrëfen historinë e Kozakëve që thirren në Luftën e parë dhe më pas në revolucion, dhe ofron këndvështrimin e një të huaji, që është emocionues dhe edukues.

15. “Oblomovi”, nga Ivan Gonçarov

Një dënim i fortë i aristokracisë ruse të shekullit 19, personazhi i titullit është kaq dembel, saqë me zor ngrihet nga shtrati para se ju të jeni futur thellë në libër. Dëfryes dhe i mbushur me vëzhgime të mençura, aspekti më mbresëlënës i personazhit Oblomov rezulton të jetë pikërisht mungesa e personazhit – Oblomovi nuk do të bëjë asgjë dhe e konsideron këtë triumf të vetëpërmbushjes. Nuk do lexoni roman tjetër si ky.

16. “Lolita”, nga Vladimir Nabokov

Të gjithë e njohin historinë, që nga shumëkush konsiderohet ende pornografike, apo të paktën moralisht e dënueshme. Ajo që të magjeps në këtë histori të një pedofili dhe gjërave që ai bën për të zotëruar një vajzë të vogël që e thërret Lolita, është se ofron të dhëna mbi atë si rusët shohin perëndimin dhe Amerikën, ndërkohë që njëkohësisht është një roman brilant i një teme shumë të parehatshme, por e cila gjen jehonë dhe të shqetëson pikërisht se është e kollajtë të imagjinosh se si ndodh.

17. “Xha Vanja”, nga Anton Çehov

Një dramë dhe jo roman, por ta lexosh është po aq bukur sa ta shohësh. Historia e një plake dhe bashkëshortes së tij të dytë, shumë të re që vizitojnë fshatin që i mban (me qëllimin e fshehur për ta shitur), të ngjan në fillim si telenovelë. Ekzaminimi i personaliteteve dhe vanitetit shpie në një përpjekje të dështuar për vrasje, si dhe një fund të trishtë që shpejgon pse kjo dramë vazhdon të vihet në skenë, adaptohet dhe nderohet edhe sot.

18. “Doktor Zhivago”, Boris Pasternak

Vepra e Pasternakut është dy gjëra njëkohësisht: një histori shastisëse dashurie përkundër një sfondi epik historik, dhe një vëzhgim i Revolucionit Rus. Mënyra e qartë dhe objektive se si Pasternaku përshkruan forcat e ndryshme që u çliruan në Rusi në 1917 ishte kaq shqetësuese për autoritetet e kohës, saqë romani u desh të dalë fshehurazi nga BRSS që të botohej, dhe mbetet sot një histori shumë e bukur si dhe një libër magjepsës, për një botë që ndryshonte mu përpara syve të njerëzve. / Përgatiti: Bota.al

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button