Bekteshi realizoi takim me kompanitë turke: shkëmbimi tregtar me Turqinë ndër vite shënon rritje të vazhdueshme

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi mbrëmë mori pjesë në mbledhjen e Bordit Drejtues të Odës Ekonomike Maqedono-Turke MATTO, ku është dhe kryetar nderi nga ana jonë.

Ministri Bekteshi para anëtarëve të bordit drejtues të MATTO- së deklaroi se Republika e Turqisë është partner tregtar i rëndësishëm i Republikës së Maqedonisë dhe ndodhet në vendin e 8 për periudhën Janar-Nëntor 2017 dhe 2016, ndërsa investimet totale turke në Republikën e Maqedonisë arrijnë shifrën prej 1.2 miliardë dollarë amerikanë dhe përbëjnë 35% të totalit të investimeve të huaja.

“Me përkushtim punohet për të ndërtuar një klimë të qëndrueshme dhe të parashikueshme biznesi, në mënyrë që ju dhe kompanitë tuaja të mund të krijoni plane zhvillimore për biznes, por gjithashtu të hyni në investime të reja pa vonesa dhe hamendje. Për shkak të marrëdhënieve tradicionalisht të mira tregtare që ne kemi me Turqinë, shembujt e shkëlqyer të punës së suksesshme që keni treguar me investimet e mëparshme në Maqedoni, si dhe potencialin ekonomik dhe investues të vendit tuaj, dëshiroj të theksoj se janë të mirëpritura dhe të dëshiruara investimet në sektorin strategjikë, siç janë: prodhimi i komponentëve automobilistik ,teknologji informatike dhe komunikim, bujqësi dhe përpunim të ushqimit, pastaj shërbimet e biznesit dhe burimet e jashtme, industria farmaceutike dhe pajisjet mjekësore, energjetik dhe burime ripërtëritëse , turizëm, ndërtimtari dhe infrastruktura “, deklaroi ministri Bekteshi.

Fakt është se suksesi i arritur nga ana e kompanive private dhe të biznesit pasqyron suksesin e politikave tona ekonomike, shtoi Bekteshi, duke informuar se gjatë vizitës së fundit zyrtare në Turqi, me homologun turk Nihat Zejbekxhi është nënshkruar vendimi për Komitet të Përbashkët të marrëveshjes së tregtisë së lirë ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Turqisë, e cila ka për qëllim thellimin e bashkëpunimit tonë dypalësh ekonomik dhe nxitjen e tregtisë që shënon rritje viteve të fundit, duke krijuar njëkohësisht kushte identike në zbatimin e rregullave të origjinës do të zbatohen për shtetet anëtare të BE-së, për vendet e CEFTA-s të cilat zbatojnë procesin e Stabilizim-Asociimit dhe vendet e EFTA-s.

Ministri Bekteshi tha se Ministria e Ekonomisë do të jetë në shërbim të 62 kompanive nga vendi dhe Turqia, anëtare të MATTO-së, dhe do t’i mbështesë sa herë që ata kanë nevojë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button