Krenare Rugova me koleksionin vjeshtë-dimër 2012

Kohë më parë u prezantuan kreacionet e fundit të kreatores kosovare Krenare Rugova me temë “Poezia Grafike”.

“Poezia Grafike” është e bazuar në kreacione unike, duke veçuar artizanate tradicionale me dizajne autoktone dekorative punuar me dorë të cilat synojnë të promovojnë modën bashkëkohore në Kosovë dhe njëkohësisht trashëgiminë, kulturën dhe artin tradicional, të kombinuara përmes koleksioneve të modës.

Në këtë koleksion u paraqitën 50 veshje – Vjeshtë/Dimër 2012 – 13, të cilat janë punuar gjatë disa muajve të fundit me një ekip shumë profesional.

Konkretisht, veshjet që u eksponuan në Pasarelen “Poezia Grafike” përfshijnë një koncept të bukur artistik duke inkorporuar tekstilin me dizajne të shtypura ”textile print design” me përmbajtje të poezive tradicionale shekullore të kulturës së vjetër shqiptare.

Po ashtu veshjet do të reflektojnë urtinë e poezisë dhe të bukurën e saj grafikisht, në kreacionet unike. Elementet kyçe të këtij koleksioni janë poezitë e printuara në detajet e rrobave. Këto grafika poetike do të pasurojnë kreacionin në mënyrë shumë të veçante dhe autoktone.

Përmbledhja përfshin elemente të ndryshme të stilit unik nga Krenare Rugova e cila përdor stilin perëndimor dhe të dhëna tradicionale, tipare etno dhe teknika që do të realizohen nga rrjeti i grave të Kosovës që janë të specializuar në kostume folklorike-dekorative dhe punë dore, pa anashkaluar poezitë nga shkrimtarë, poet të famshëm shqiptarë që do t’a kompletojnë konceptin dhe temën e koleksionit./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button