Sherr mes babait dhe djalit në Tetovë

Katërdhjetë vjeçari B.B. nga fshati i Tetovës Shemshovë, dje ka paraqitur se rreth orës 13:00, babai i tij B.B. (71), fizikisht e ka sulmuar në oborrin e shtëpisë së tyre, derisa ai me sëpatë ka prerë drunj, informojnë nga SPB Tetovë, njofton Portalb.mk.

Sipas njoftimit të policisë, babai fillimisht ka filluar që të përleshet verbalisht me djalin e tij rreth mospagesës së faturave të rrymës elektrike, ndërkaq më pas me grushta e ka goditur në fytyrë.

“Pasi djali e ka shtyrë babain e tij, ky i fundit më pas është ngritur dhe është përpjekur që t’ia marrë sëpatën, për shkak së cilës djali ka marrë lëndime në dorë. Më pas janë përzier familjarët e tyre dhe i kanë ndarë, ndërkaq B.B. (73) pak më vonë është thirrur në polici, i është marrë sëpata dhe është pastruar rasti”, thonë nga Policia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button