Gostivar, një burrë sulmoi fizikisht gruan e tij para mysafirëve

Një vajzë njëzet e pesë vjeçare me iniciale C.D mbrëmë në stacioni policor të Gostivarit ka denoncuar dhunë familjare që e ka kryer bashkëshorti i saj 37-vjeç me iniciale Sh.Sh me të cilin s’ka dokument martese, njofton policia, transmeton Portalb.mk.

Pasi që filloi ta fyejë dhe ta poshtërojë para mysafirëve që ishin të ftuar në banesën e tyre, Sh. Sh. në disa raste e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten duke e goditur me grushte.

Pas denoncimit të rastit, Sh. Sh. është privuar nga liria, është biseduar me të dhe pastaj është lëshuar.

Po merren masa përkatëse për zbardhjen e rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button