TV “Alfa” dhe “Sitel 3” do të mbyllen nëse për 15 ditë s’i paguajnë lejet për punë

“Alfa”, “Sitel 3”, “Sonce”, “Skopje” dhe “Radio Sllobodna Makedonija” kanë afat prej 15 ditëve që t’i paguajnë faturat për lejen e punës – këtë në seancën e sotme njëzëri e kanë vendosur anëtarët e Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale (ASHMAA), njofton Portalb.mk.

Me këtë vendim të Agjencisë, këto 5 radiodifuzerë kanë 15 ditë afat që ta paguajnë borxhin.

TV “Alfa” ka gjithsej 3.5 milionë denarë, ndërkaq deri dje i ka paguar vetëm 1 milion denar. Edhe TV “Skopje” ka paguar pjesërisht, ndërkaq 3 mediat tjera aspak nuk kanë paguar. Anëtarët e Agjencisë thanë se nuk kanë zgjidhje tjetër përveç fillimit për marrjen e lejeve. Nuk mundet që të pranohet pagesa në këste pasi që ajo nuk ka qenë praktikë deri më tani.

Anëtari i Këshillit, Zoran Fidanoski, tha se shpreson që radiofuzerët do t’i paguajnë faturat, ndërkaq kanë mundësi që të drejtohen edhe deri te Gjykata Administrative.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button