Ziadin Sela kërkon 500 mijë euro dëmshpërblim për sulmin ndaj tij në Kuvend

Kreu i Aleancës së Shqiptarëve, Ziadin Sela kërkon më së paku 500 mijë euro dëmshpërblim për sulmin ndaj tij në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë me 27-prill të vitit të kaluar, njofton Portalb.mk.

Në seancën e sotme në Gjykatën Penale, avokati i tij, Abedin Abduli tha se i dëmtuari Sela kërkon 30 milionë denarë dëmshpërblim.

Avokati tha se në këtë shumë janë përfshirë harxhimet për mjekim dhe dhimbjet fizike, dëmtimet në tru, frika e shkaktuar si dhe cënimi i identitetit personal.

Sipas paralajmërimeve të avokatit, Sela do të paraqitet në seancë, ndërsa për momentin po dëgjohen dëshmitarët.

LEXO: Gjithçka që ndodhi gjatë sulmit në Kuvend (FOTO+VIDEO)

Ndryshe, gjykatësja Sllavica Andreevska, e cila e zhvillon procesin, në seancën e kaluar tha se debati kryesor do të vazhdojë më 8 shkurt në procedurë dëshmuese dhe deklarata të dëshmitarëve dhe ekspertëve.

Në këtë rast akuzohet Kire dhe Cane Gjorgjievski, Oliver Oshavkovski, Sasha Cenkov, Nikollçe Dimitrevski, Aleksandar Janevski – Toshta, Andrej Micov, Nikolla Vojminovski, Kosta Delov dhe Stojan Pavllovski – Kobra.

Në seancën paraprake që u mbajt më 26 janar të gjithë dhjetë të akuzuarit për tentimin për vrasje të deputetit Zijadin Sela u prononcuan të pafajshëm.

Ata para Gjykatës thanë se e kuptojnë akuzën, por nuk ndjehen fajtorë dhe se këtë do ta dëshmojnë në procedurën e mëtejme.

Lideri i Aleancës për Shqiptarët Zijadin Sela nuk erdhi në gjykim, ndërsa avokati i tij paralajmëroi se do të kërkojë dëmshpërblim për dëmin material dhe jomaterial.

Përfaqësuesi i Prokurorisë Publike në fjalimin hyrës tha se në këtë lëndë gjykohet vetëm një aspekt nga ngjarjet në Kuvend më 27 prill që ka mundur të rezultojë me vrasjen e deputetit Zijadin Sela. Përmbajtja e tërësishme kriminale e ngjarjeve në Kuvend, sipas prokurorisë, nuk përfundon me veprim që është lëndë e kësaj akuze. Sipas prokurorisë, rrethana e vetme që e ka shpëtuar Selën nuk ka qenë hamendja e të akuzuarve, por ajo që ai më nuk ka dhënë shenja jete.

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela, u lëndua rëndë gjatë hyrjes dhe dhunës në Kuvend më 27 prill të vitit 2017.

Për ngjarjet në Kuvendin e RM-së tashmë janë shqiptuar aktvendime gjyqësore për dy lëndë. Në të parin, nëntë persona pjesëmarrës në dhunën fituan dënime me burg, ndërsa në rastin e dytë Pançe Angelov, sulmuesi i Radimilla Shekerinskës u dënua me burg prej katër vjetësh.

Në vijim është procedura hetuese edhe për lëndën që e hapi Prokuroria Publike për “rrezikim terrorist të rendit kushtetues” për të cilin dyshohen 36 persona.

Kështu u tërhoq zvarrë Ziadin Sela në Kuvendin e Maqedonisë, dëshmon njeriu që shpëtoi jetën (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button