Milka, bukuria që vret…

Të shkruash sot për të kontribuar në lehtësimin e amullisë dhe letargjisë së thellë identitare dhe ekonomike në të cilën ndodhemi, është njëlloj sikur të perpiqesh t’i ushqesh me mjegull krijesat madje edhe me gjakpirëse që ndonjëherë, i pat krijuar nëna natyre!Të shkruarit madje, është edhe gjëja e fundit për të cilën njerezit sot janë të interesuar! Thjesht, sot, shkrimi gatise aspak nuk të fisnikëron e iluminon, ngase është punë e kotë!

Të pish një kafe, në njërën nga kafeteritë e kasabasë veri-perëndimore te vendit tim, siç do te thonin me të moshuarit, me salltanate dhe  stilit të preferuar a la anadoglu, është inspirim që të mundëson ta diagnostifikosh veten, dhe gjendjen kaotike të kulturës që i përket, të konstatosh që kognicioni yt kulturor,  akoma po logjikon arsyeshëm.   Di ishte ky veprim ky qe nuk mund të emërtohet ndryshe, përveç “derdhje  e vrerit” që prodhon, makthi në të cilin përpëlitemi tanimë me dekada e këndej. Është implodim i vërtetë, që mund të lëre pasoja madje fatale për individin, edhe ate, jo nga ato ato te natyrës fizike, por te asaj psiqike, por është edhe çlirim definitiv i intelektit, është ushqimi më i këndshëm qe shpirti dhe truri i njeriut, ka mundur ndonjëherë ta konsumojë.

Përderisa tërheq  gllunkën e parë të kafes time, mendoj në vete: çfar do të ndodhte sikur të eksplodoja une apo ndonjë i mbijetuar si puna ime, të shkruajë atë që është in veritas res! Por unë jam i vetëdishëm, dhe ajo që mund të më ndodh; është vetëm të implodoj, ngase ky është shpëtimi. Milka, kjo kockë e vjeter komuniste, kishte marr guximin  dhe kishte të drejt kur para mediave, shpaloste haptas, teorite, konspiracionet, marrëveshjet milionngjyrëshe te taborit dhe nëntaborëve të popullit të saj. Madje kishte të drejt edhe kur individet i emërtonte me emra dhe me vepra. Teoria e saj është mirë e kulluar, e gatuar, ishte filozofi politike, qe popullin e saj e vendoste në piedestalin e “përsosmërisë së skajshme” të atdhedashurisë së madhe, duke  e krahasuar atë  me hebrenjtë dhe shtetin e tyre te fuqishëm, kulturën e tyre unike dhe fenë e vetme në botë, qe popullin dhe identitetin e tij, e bën te shenjtë dhe të paprekshëm, duke e ngritur mbi gjitçka. Sa mirë fliste Milka, mendoja, sa ëmbël i gatuan gjërat  e ëmbla,…. të ëmbla, pikërisht si çokoladot me emrin e saj!

Me ç’admirim fliste Milka edhe per turqit, madje per ato më ‘has anadollakët dhe selxhukët’, për historinë e tyre krenare! Sipas saj, ato ishin edhe më të mirë se sa këto te sodit, teori magjepsese që kërkon mend dhe logjikë të pastër shqiptare për ta dekoduar fenomenin, ashtu siqë është në esencën e tij të vërtetë.  Ndoshta me teorinë e saj ajo dëshironte të vë në pah anën e errët të tregimit të saj, kundrejt ‘bashkështetasve’ të saj që flasin gjuhë tjetër dhe kishin besim tjetër! Sa e adhuronte dhe e lëvdonte ajo trashëgiminë dhe të mirat që lloji në fjalë, ia kishte sjellë njerëzimit, nga Azia e vogël, e deri në Balkan dhe me gjërë. Përfshinte këtu ajo shekujt e sundimit të tyre të butë e të civilizuar ! Madje, për ta balansuar logjikën dhe efektin kognitiv të teorisë së saj, vizavi ndonjë shikuesi eventulisht te ‘djallëzuar’, në një mënyrë të paskrupullt, në peshore vendoste faktet e saja që identifikonin dhe shpalosnin  hipokrizinë dhe ligësitë që civilizimi oksidental, ia kishte sjellë njerëzimit dhe botës  së saj të  bukur, që madje për më tepër atje ku kishte shkelur, i kishte civilizuar fiset e egra dhe gjakësore!     Për më tepër, gjithnjë sipas saj; NATO ishte organizatë fashiste, Amerika, Britania dhe Franca, ishin kolonizues të paskrupullt që kishin vetëm një qëllim; të pushtonin botën duke robëruar popuj dhe civilizime te vjetra si puna e popullit te saj. Ajo ishte madje për një rend krejtësisht të ri, që se bashku me gazetarin ksenofob te emisionit “Milenko Late Night Shoë”, me një click të thjesht ndërmjet  gishtit te madh dhe atij tregues, për një sekondë,  e ndyshonin botën sipas modelit që preferonin të dy.

Një botë e re, pa shqiptarë fare, sorte kjo sipas saj, nga më të prishurat dhe më amorfet, me të cilën nuk i dihej kurë! Fjalor ky, i një ksenofobie të ashpër me elemente fashiste. Kishte vuajtur Milka shumë,…me të vërtetë kishte vuajtur! Madje deri në atë shkallë, saqe natyra e kishte bërë të dukej më shumë si burrë i shëmtuar, sesa si një grua, që duhej të dukej, ashtu siç e kishte falur nëna natyrë, për moshën që kishte arritur. Mendonte ajo se gjithçka është e prishur në këtë vend të shenjtë, madje për këtë kishte të drejt, ngase degjenerimi kishte arritur kulmin, duke shëndruar nocionin drejtësi, në një makth në të cilin  ishte kllapitur populli i saj i dashur, ndersa si pasoje, me vendin e shenjt dhe identitetin e saj,  katandisja  ne fjale, tregetohej e pamëshirshme.  Harronte ajo që në anën tjeter të ekranit, ende kishte njerëz qe rezononin ndryshe, por e dinte që pjesa dërmuese e tyre, kapej në grepin që ajo hidhte në ujë, në një formë të pashpjeguar, për logjikën e shqiptarit të shëndoshë psiqikisht.  Harronte ajo që “mjalta” që nxjerrte nga goja për miqtë e saj turqë dhe rusë (serbët i mbante mshefur), ishte koncept i shpalosur qe kahmoti ndër shqiptarë të zgjuar dhe burra të anës kombëtare,  siç do të thoshte i famshmi Konica.  Harronte ajo që ‘fiset primitive shiptare’, i kishin dhënë kësaj Europe shumë, madje shumë më shumë se sa logjika e saj shterpe dhe e verbuar komuniste, mundej ta perceptonte. Harronte Milka që mendjet më të ndritura të shqiptarit kishin emëruar po atë sundim a la turka dhe ala araba,  me epitetet nga më të fuqishmet dhe më të qëlluarat si; gjysmëvdekje te kombit, si ujk në lëkurë të qingjit, ndërsa luftërat e tyre për t’i zhdukur shqiptarët, si ato që historia kurrë nuk do t’i harrojë, dhe që mund të krahasohen me; The ëar of roses (lufta e trëndafilave), Nata e Bartholomeit, që i ngjanin ashpërsisë dhe fatalitetit që përjetuan asaj Davidit me Goliatin.

Fatmirësisht verbësia e saj nuk kishte arritur deri në ekstremin, që haptas t’i emëronte shqiptarët, thjesht më turq se turqit, ashtu siqë preferojnë fqinjët tanë grek. Turq dhe serb, ngase kemi një fe të njëjtë me ta, nngase një artikulim i këtillë, thjesht hedhte bznzinë në zjarrin, ë nxitje të sipër.  S’guxonte ajo t’i emërtonte shqiptarët as  vëllezër të një gjaku me turqit, ashtu siç i quanin shpeshherë misionarët turq, të politkës dhe akademias, që në shekullin e ri,  vijnë të t’i vizitojnë zonat  që sunduan në Balkanin e famshën, relikte dhe legasi e trashëgimisë së tyre të fiseve  anadollake, vlera këto  të cilat, si për çudi, ende i ndjejnë si të tyre! Mendova me vete; Milka është diplomate, këtë nuk e thot, ngase tek ‘inteligjenca’ shqiptare, do të krijonte aversion ndaj këti civilizimi i cili sa vjen e dashurohet nga shiptaria jonë a la turka dhe ala araba. Nga misionarët neo-osmanlinjë të cilët, në emër të perëndisë dhe shkencës,  që gabojnë rrugën dhë çfaqen ne institucionet tona të pakta, për të na quajtur vëllezer tërësisht të ngjashëm njeri me tjetrin, madje edhe të një gjaku, ndersa ne… s’bëjmë gjë; ne u duartrokisim euforikisht. Sa io adhurojmë, sa simpati dhe dashuri kemi ndaj relikteve që ato mbjellin në trollin tonë. O tempora,  o mores!

Marrëzi do ishte sikur Milka ta thoshte këtë haptas, ngase miqësia e saj me llojin në fjalë, s’do mend se mund të prishej!   Por e dinte ajo që një veprim i gabuar i saj, ishte as më shumë e as më pak se nje kapsule Cyanide,  qe sa çel e mshel syte,  eliminionte vellezërine e tyre me turkun,  deri në shpërbërje të skajshme. Uji i Milkës shkonte pikërisht në mullirin duhur! Për çudi,  jashte çdo vetëdije, deri në shkallën më ekstreme të  mosnjohjes së gjenit tonë antik-mish për karnivorë të urritur skajshmërisht, pikërisht si puna e Milkës. Do të tradhëtonte këtu Milka konspiratat shekullore turko-ruse dhe ato turko-arabe, kujtoj. Amullinë pesshekullore që mbollën fiset selxhuke, dhe përcjellësit e tyre, që ia kanë dhënë fjalën satanit, ajo thjesht e  identifikonte me thëniet ndermjet rrjeshtave te saj, qe padyshim nuk mund t’i  deshifronte çdokush! Milka e dashur…., mendoja me vete duke hjeq edhe një gllunkë të cappuchinos time në  kafeterinë e çarshise se eperme të kasabasë së universiteteve, aty afër hamamit,  aty ku zëri i myezinëve kumbon edhe më fuqishëm, hamami turk shkëlqen nga restaurimi i fundit i bërë nga një shqiptar në pushtet,  ndërsa kafeja joturke që pija, bëhet edhe më e ëmbel, më e këndshme, shëndrohet në ritual që të çon në trans të përjetshëm, nga kofeina e tepërt në të dhe ajri që thith përkudër dëshirës time! Dhe për një çast, sa mbyll sytë transferohem shpirtërisht, për mijëra kilometra larg nga zëri magjik që të pushton së bashku me pamjen rrënqethëse të kasabasë time, disi për ironi dhe dhunim të shpirtit dhe gjenit ilir, regjenerohet dhe përjeton ‘renesansë të vertet ala turka dhe ala araba.

Fatkeqsisht, renesansa në fjalë, është fenomen unik, është kod i pazbërthyeshëm ku gërshetohen devotshmëria në trans ndaj përendisë së madhe, emri i saj unik për të gjithë njëlloj, pa përkthim e pa modifikim definitiv,  dhe sigurimi i parajsës në botën tjetër. Në këtë piramidë të Dantes së madh, hyjmë   jo  vetëm ne shqiptarët, por të gjithë ato që jashtë kognicionit normal dhe logjikës reale shiptare,  gjithnjë e më tepër  identifikohen me elementin turko-selxhuk, i cili kësaj radhe vjen si neoozmanizëm, që të ngulfat shiprtin dhe qenien shiptare,  duke filluar nga degjenerimi i gjenit kulturor dhe atij bilolgjik. Si një infeksion përfshin gatise të gjitha shtresat e demografisë shiptare, duke nisur nga më i pashkolluari dhe deri tek ai më i kultivuari, madje edhe tek ato që veten e quajnë intelektual dhe të ecur nëpër botën e bardhë,  që në netët e gjata presin Godonë, që kësaj rradhe duket qartas që ka ardhur dryshe nga ajo që shptari i pastër, me gjen kulturor iliro-arbëror, do e priste!

Si rezultat, kjo masë me pamje, veshje, gjuhë amorfe, dhe logjikë joracionale, jashtë vetedijes të njëriut normal, ashtu siqë e kryjoi edhe vetë perëndia,    që të gjithë do i quaja kameleonë, qe ditën flasin gjuhën e nënës, të çaluar nga kllapia e fonetikës dhe morfosintaksës peshshekullore të ndikimit të turqishtes mbi gjuhën e arbërit. Haset ky  komunikim frustrativ, në rrugë gjithandej,  nëpër kafene, universitete, shkolla spitale, dhe të gjitha institucionet, dhe barazohet disi me një ashpersi  vrasëse mbi shqipen e gjore, që kalon nëpër mynxyra  nga më të errëtat për tu zyrtarizuar dhe për tu bërë gjuhë e shqiptarisë, në vendet ku jetojmë. Për çudi edhe muzika dhe këngët kanë pëshar transformim dhe kontrollohen nga fonetika turko-arabe.  Gjendje kjo që mund të  krahasohet  me momentet më kritike të historisë së  gjuhës dhe kulturës tonë drejt varrosjes së saj, që historia jonë i ka identifikuar si plane të  turkut, për varrosje përfundimtare të kësaj gjuhe që edhe vetë perëndia e pati bekuar. Milka e kishte të njohur kampanjën turke të kesaj katarze kur turku japi qindra shkolla në vendet sllave, ndërse neve që e dashurojmë aq shumë këtë qingj në lëkurë ujku, na la me vetëm një të vetme, sa për të mos thënë asnjë!  Një mik i imi më thot: nuk mund të iket prej këtij fenomeni, ai është kancerogjen, është cvilitës dhe infektues skajshmërisht. Është fenomen jashtë kontekstit kohor. Eshtë inegzistent por është aty, dhe është aktiv dhe gati për marrë haraçin e tij.   Aktorët e kësaj drame përvëluese për shqiptarin, juanë të shumtë, janët të djallëzuar dhe janë naiv sa më s’ka.

Janë kryshqitë  dhe kameleonet e modelit a la xhemalahudiin bin alabak, ala shabahudin, senxhan, hanan, ajxhan tarkan e arslan, etj., etj., janë të shumtë, dhe gjithnjë në shtim të sipër,  që si të tillë nuk zgjedhin mjete  për të  mbjellur ‘farën e kulturës së përbashkët vëllezërore’   edhe për një gjysem tjeter mileniumi, vlera këto, tanimë për një kohë të gjatë,  vdekshmërisht të ripërqafuara nga “shqiptari i shekullit twë ri.”  Për një çast,  hap sytë dhe filloj të lutem edhe unë për punët e mia, mëkatet e mia, amullinë në të cillën ndodhen me të dashurit e mij dhe mijera-e mijera si ato, duke iu drejtuar Zotit tim te madh, perëndisë time që me kupton  dhe bekon skakjshmërisht, kështu siqë jam! Duke persiatur, në tymin e duhanit, filloja te krijoj halucinacionet e mia që fragmentohen logjikshëm dhe me japin imazhin  e dramës fatale që më rrënqeth shpirtin, më bën të uluris të bërtas dhe të them: prisni… ndaluni o njerez të mirë… kodi ynë, kodi, kodi, mos e harrojmë atë, ta rrikthejmë nëse një herë do jete nevoja! Kthehem 1000 vite pas në histori, rrënqethem, dhe pyes veten; Çfar nëse ndodh? Në mjegullën e tymit parafytyroj njerëzit e llojit tim, karaktere amorfe të dekoruara me ngjyrat nga më të bukurat, dhe sërish, më shfaqet ‘Lufta e trëndafilave’ dhe’Nata e Bartholomeit.’ Rrëmujë figurash të veshura si fantazma, ( korba e sorra), nga më të ndryshmet, ku e zeza mbisundon! Ështe normale them me vete: Amullia sjell transin kolektiv, që funksionon i komanduar nga absurdi dhe nga paudhësia kolektive e pavetëdijshme e individëve,  qe kultivohet  në emër të perëndisë. Kësaj rradhe, një kombinim fatal nga dy elementet me asimiluese që ndonjeherë i ka njohur shqiptari, dhe civilizimi oksidental! Modeli:  a la arapce dhe ai turkoshak i kllapisë së shqiptarit modern, ka kapluar gjenin e tij kulturor deri në kllapi. Dogmë e paspjegueshme!?

E para thirret në perëndinë dhe devotshmërinë  e  njeriut që fizikisht ngjason si njeri, por jo si qenje logjike e arsyeshme, që mbisundon bazuar në shpërlarjen e trurit, vëndosjen e tij në   harresë të asaj që në esencë jemi, ndersa e dyta ” harrese e përjetshme e gjenit dhe gjenezës identitare”, të shiptarit të cilin u mundua ta dhendte  me mish e me shpirt Fishta i madh… Janë këto personazhet e Milkes, ca të quajtur shiptare ca  turko-shiptare ca torbeshe,  ca bosanci e ca logjikën dhe identitetin e të cilëve, madje   veshtirë që  edhe Nietszhe i madh do të ishte në gjendje ta  identifikonte, madje edhe sikur  do te deshironte riinventonte  ‘mbinjeriun ose übermensch-enin ‘ e tij. Që të gjithë, ato që marrëveshjet e ndryshme turko-greke, turko-serbe dhe turko-ruse, i bënë në qendrat europiane (Laussanne 1924, transportimi i pamëshirshëmi arbëreshëve nga toka tokat e të Epirit dhe Peoloponezit ), për largimin e këtyre “turqëve’ nga vatrat e tyre atërore.

Korbat dhe sorat, paralajmwrues tw obskuritetit, mjegullirws dhe gjuetisw shterpe, nw krijimtarinw letrare tw popuje te civilizuar, gjithmwnw kanw ndjelle tw keqen.  Këto personazhe që në ndonjë film fiktiv, qe i famshmi Hitchcock, do t’ i riemërtonte me epitetin “korba sulmues”, janë krijesat që sot në emër të divines dhe të së amshuesmes, gjithnjë jashtë vetëdijes dhe në transin e përjetshem, kllapisin një popull të tërë! Këto krijesa janë njelloj si ET, ato shtohen me të madhe dhe duken sikur të vijnë në formë të një egzodusi të pakontrolluar,  nga një planetë tjetër akoma e pazbuluar. Ecja e tyre, veshja e tyre, veturat e shtrenjta, celularet superluksoz, arroganca, pastertia morale e padiskutueshme, truri i tyre i shpwrlarw dhe dituria e tyre e indoktrinuar,  jane aksesuaret qe definojnë ‘absolutizmin vrasës të kwtyre shpendëve të pavetëdijshëm moral”. Janë të sigurtë, ngase perëndia e tyre i mbron, ndërsa fitorja, rrezultat i dramës që zhvillojnë,  është e garantuar. Sipas marrëveshjes që kanë me perëndinë e tyre, kanë harruar numrin e thjeshtë njëshofror të dekodimit të faktit që  janë të një gjaku të një fare ilire. Kanë harruar  qe flasin një gjuhë, ngase gjuha e tyre është e dreqit dhe si e tillë s’ka vlerë.  Trans kulturor ky që edhe antropologu më i madh do ta kishte të vështirë  t’a deshifrojë nëse janë shqiptarë apo diç tjetër. Shikimi i tyre është vrasës, përbuzes, gadi për zenkë ne emër të satanit dhe shpirtit të tyre qe vazhdimisht dhe me devotshmeri e kultivojnë.  Sytë ë tyre nxjerrin zjarr përvëlues. Nje etnolog apo psikolog, specialist në fushën e tij do t’i ndante keto krijesa ne tri grupe: te dukshme, amorfe,  të kontrlluar nga transi për devotshmërinë ndaj perëndisë, që qartas reflekton largimin e tyre të përjetshëm nga  gjen të kulturor shqiptar. Të padukshme me një antropologji kulturore moderne, dhe të shkolluar, por qe tërë natën enderojne ardhjen e shpejtë tëshpëtimtarëve të tyre, që para shekujsh erdhen andej, ku sot mbisundon fara e përcarjes, urrjejtes vlazërore dhe apetitieve që ngrenë në qiell zjarrin për të pushtuar boten e tërë, në perqafimin fatal dhe perfundimtar të tyre. Emëruesi i tyre i përbashkët është besimi i ri dhe gjuha e re, që zëvendëson gjuhën e tyre amtare,  qe sa vjen e më shumë venitet.

Asnjeherë më parë nuk është dëgjuar ajo gjuhë në kasabatë e populluara me arnavut-turk nufys, sa për çudi dëgjohet tani pas rrënies së regjimit komunist. Fakte këto që të gjitha ujin drejtojnë kah mulliri i Milkës. Milka kënaqet, por ajo vazhdon në trishtim flet edhe më tej për fatin e llojit te saj antik.  Mundeni tani ta kuptoni Milkën?  Këtë intelektuale që e dashuronte aq shume llojin e saj!!!  Ajo është e guximshme, është heroinë e vërtetë,  s’ka familje ajo,  s’ka kënd  pas, që t’i dhembset, flet aplla,  siç do thonim ne qytetin e univetsiteteve, në kasabanë që tanimë frymon ndryshe nga dikure, që kojshi ka një tjetër kasaba edhe më në hall se vetvetja ! Në kasabatë ku koha punon për një devër tjetër. Nje devër ky,  për të cilin vellezërit anadollak, punuan shumë shekuj me rradhë, për të mundur sot kjo farë të mungullojë fuqishem dhe lirshëm,  qe  të prodhojë krijesën  monstruoze proto-shiptare, e cila tanimë ka rënë në transin kulturor dhe fikjen e vetëdiejs dhe identitetit kulturor europian, të cilin tanimë e kemi të vështirë ta njohim,  se pari ne shqiptarët vete, e me pas, Zonja Europe. Fenomeni sui-grneris i shitjes se identitetit illyricum sacrum, qe moti nuk diskutohet  nga askush, aq me pak nga “kokat politikane te kombit tone”, madje as edhe nga ajo pak inteligjencë që e cvilitur,  është duke mbijetuar.

Thjesht mbase, nuk është i rrezikshem, na del më mire ta lëmë në heshtje,  mendojnë ata! Ai heshtet, është delikat, nuk duhet provokuar, madje kanë të drejt, nuk është koha, sepse kanë punë të tjera parësore për kombin dhe popullin që përfaqesojnë, tanime  me dekada,  dhe çështë e drejta, ndjehemi të pafuqishëm përpara shkëmbit Sizifit,  i cili me peshën e tij të rëndë, gjithnjë  po kthehet mbrapsht . Le të zhvillohet, mendojnë ato, ashtu siç ka dhënë perëndnia me fuqinë e saj, dhe aktorët e përsosur që luajnë dramën mortale, të udhëhequr nga vetë protogjeneza jonë, tanimë dukshëm e ndryshuar.   Proto-produkti i krijuar, ka një synim  të vetëm,  të një moshe shumë të vjetëruar por që kurr nuk mplaket, që qart synon muret e Vienes, Parisit e Londres.

Dhe “The D day….” fatmirësisht është afër! Dhe për përfundim të kësaj odiseade të identitetit tonë kulturor nëpër kohë, do të thoja që, fakti që fjalët janë korniza në suaza të së cilës vendos mendimin tim, ndjehem i hidhëruar nga paaftësia ime intelektuale, se si ato i ndërlidh për të përcjellur fuqishëm  mesazhin tim të thirrjes për vetedijesim përfundimtar, ashtu siç kan bërë popujt e civilizuar Europian dhe arabë për të shpëtuar vetvetën dhe emrin e tyre,  të ndjekim rrugën tonë të shqiptarit mirë të qëruar, tw Fishtës së madh, që si e tillë,  është unike dhe e vetme. Më ngjan vetja,  si ajo puna e violinistit jo mirë të ftalluar, që ka vesh për t’i perceptuar tingujt  e bukur të saj, por frika më bën të mos kem besim ne gishtat e mi, që çuditshem dhe si për inat, refuzojnë të prodhojnë tingujt që digjem e përvelohem t’i  kuptojnë njerëzit e mi të mirë, ato të anës së kombit, por edhe të tjerët, nëse këte do ta dëshironin.”

Le të jetë ashtu, pra…, por nëse një ditë, mbetemi mjaftueshëm në numër dhe do të donim të shpëtojmë kokën tonë të europianit,   altrnativë do ishim vetem na të pendës dhe të shpirtit të pastër, në të varfërit ne xhep, në të ‘paperspektivët, përfshirë këtu edhe fëmijët tanë’. Fatkeqsisht,   ka një kohë që këto janë rrethana të një   cvilitje përfundimtare,  ku nw pashpresw,  përpiqemi që së paku të shpëtojmë  më të dashurit  tanë, viktima të identifikuara të marrëzisë shumëdimensionale të  relikteve të së kaluarës bastarduese, dhe atyre të shoqerisë kaotike, në të cilën, disi për çudi, arrijmë të mbijetojmë!

Lajme të ngjashme

Komentet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button